Kush i jep “licensat” për pyjet e drogës në Shqipëri

Home » Aktualitet » Kush i jep “licensat” për pyjet e drogës në Shqipëri

By Redaksia on August 27, 2014. No Comments

astrit-patoziNga Astrit Patozi

Aksioni antikanabis i policise ne Dukagjin, me shume se u ka prishur terezine disa bandave ne veri te vendit, po sherben per te na treguar permasat e frikshme qe ka marre fenomeni i kultivimit te bimeve narkotike ne Shqiperi. Tani qe numri i rrenjeve te kanabisit ne vetem 3 dite ne Dukagjin po i afrohet gjithe sasise se bimeve te droges, qe u shkaterruan ne Lazarat, eshte fare e lehte per te kuptuar se fshati i njohur i Jugut vetem famen ka pasur me shume se te tjeret. Eshte nje misherim i plote i shprehjes te gjithe thone “ujku, ujku, por cakalli ben kerdine”. Por me e keqja eshte se “cakejte” nuk jane vetem ne Dukagjin.

Ka te dhena te besueshme per nje vershim te mbjelljeve te bimeve te droges ne te kater anet e vendit, sigurisht, jo ne ane te rrugeve kryesore. Dhe pyetja e pare qe te vjen ndermend eshte se ku e gjejne kete frymezim keta njerez, nderkohe qe qeveria ende mburret me aksionin e paradokohshem te policise ne Lazarat, por ende nuk kam pare ndonje perfaqesues politik te mazhorances te thote ndonje fjae inkurajuese per forcat e rendit ne Dukagjin, ndonese ketu ata u qelluan edhe me arme.

Kam bindjen se gjithe ky shperthim droge ne cdo cep te Shqiperise nuk eshte nje dalldi popullore, sepse te njejtet njerez kane jetuar edhe para nje viti, edhe para dhjete vjetesh ne ato vise. Por me shume duket si nje shkelje syri e pushtetit ose thene ndryshe kultivim me lejen e “te medhenjve”, dhe kjo i shpjegon te gjitha. Ndaj edhe policia ngjason sot me INUK-un, i cili diku cohet per te prishur, ndersa vetem pak metra me tutje vazhdojne e hedhin shtat ngrehinat e paligjshme.

Por kjo natyrisht qe nuk do te thote se ne Dukagjin apo edhe ne Lazarat duhet te ndjehen “te persekutuar”, ngaqe nuk jane te vetmit ne Shqiperi qe merren me kete lloj biznesi dhe kjo t’i “trimeroje” aq shume, sa te qellojne edhe mbi ruajtesit e rendit. Kushdo qe ngre doren kunder policise, duhet te marre pergjigjen e merituar, aq me teper kur gjithcka ndodh ne kushtet e mbivendosjes se krimit.

Ndaj sot me shume se kurdohere tjeter kjo qeveri duhet te jape shpjegime se si ka mundesi qe nen hijen e saj kultivimi i droges ka marre permasat e nje epidemie kombetare dhe se Lazarati dhe Dukagjini jane vetem maja e ketij ajsbergu. Shqiptaret e shumte qe jetojne me pune te ndershme ne kete vend duhet te dine se kush jane “te fortet” e pushtetit, te cilet japin “licenca”, per pyllezimin me droge te feudeve te tyre, sepse tani besoj nuk pi me uje justifikimi qe jane mbjellur ne kohen e Berishes.

Por mbi te gjitha kjo qeveri duhet te shpjegoje edhe pse ka nje trajtim te diferencuar te aksioneve ne Lazarat dhe Dukagjin, a thua se nuk jane dy treva te te njetit shtet. Ne Lazarat nuk mbeti socialist pa u krenuar per qeverine e tij, ndersa tani jo vetem nuk po mburret kush, po nuk po guxon njeri as t’u thote ndonje fjale te mire policeve, qe po rrezikojne jeten ne krye te detyres. Qeveria duhet te tregoje sot qetesine e kujt “te forti” me pushtet ka prishur ne Dukagjin, dhe pastaj ta marre me radhe gjithe vendin, kudo ku eshte mbjellur dhe po mbillet droge me lejen e pashkruar te pushtetit.

Kam frike, se kjo qeveri nuk do te beje dot as te paren, dhe as te dyten. Sepse, sipas meje, ata qe japin licenca per kultivimin e kanabisit, e kane pasur gjithmone me pashe lejen e qeverise.

 

Leave a Reply