Leksion politik- Si duhet të sillet qytetari në një politik që s’ka ideologji?

Home » Aktualitet » Leksion politik- Si duhet të sillet qytetari në një politik që s’ka ideologji?

By Redaksia on August 1, 2014. No Comments

Alban Daci

Nga Alban Daci

Në politik tashmë është zhdukur ndarja ideologjike mes të Majtës e të Djathtës. Partitë politike sillen si sekte monetare të uritura për para e pushtet. Atëherë pse qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të ndarë në të Majtë e në të Djathtë? A duhet qytetarët t’i përshtaten realitetin të ri politik? Qytetarët duhet të kthehen në një lob të fuqishëm social në kundërvënie të politikës jo ideologjike për të mbrojtur “Comunen”, të përbashkën.

Pra, interesat e të gjithëve, të vetë shoqërisë në kompleksitet. Sfidimi më i mirë i një politike pa ideologji është krijimi i një shoqërie pa ideologji. Zhdukja e përplasjes ideologjike ka nxjerrë një mësim mjaft të rëndësishëm për qytetarin, se përplasja e rrymave nuk sjell fitore, por përshtatja dhe lufta me mjetet e saj sjellë sukses.

Vazhdimi i ndarjes së elektoratit në të Majtë e të Djathtë është thjeshtë strategji e një politike pa ideologji, pragmatiste,  e cila për të arritur qëllimet e saj monetare e të pushtetit dëshiron të dobësojë sa më shumë qëndrimet unanime të një shoqërie të çoroditur pas ideologjisë që tashmë i përket të së kaluarës.

Në një politikë që s’ka më ideologji, por sekt monetar e uri pa limit për pushtet, qytetari nuk mund të fitojë duke bërë një betejë frontale të nivelit kombëtar. Qytetari duhet të fitojë duke nisur beteja lokale, sepse vetëm kështu eliminon tentakulat e politikës pa ideologji. Ringjallja e betejave lokale është e vetmja mënyrë që shoqëria të fitojë mbi politikën. Këto beteja duhet të marrin shkas edhe nga ndarja territoriale, sepse vetëm kështu çdo lokalitet duhet të vihet në lëvizje për të mbrojtur si fillim “lokalen”.

Përshkallëzimi i këtyre betejave lokale do të bënte të mundur sipas një reaksioni “zinxhir” fitoren e “Comunes”, të përbashkës për gjithë shoqërinë.

Leave a Reply