Lidership ne kafaz

Home » Aktualitet » Lidership ne kafaz

By Redaksia on August 18, 2014. No Comments

10471149_685247961556496_6680922309823014750_nAlban Daci

Ngjarjet e njepasnjeshme ne Shqiperi, te bejne te vijne shume mendime neper mendje e me se shumti te lind pyetja: Pse te gjithe jane dakord me kete establishment? Pra, si ka mundesi qe askush nuk e merr mundimin me e nderru rroten e historise edhe per Shqiperine. Sigurisht, ndryshimet nuk vijne nga populli, por lideret qe frymezojne popujt e turmat. Ne te kaluaren karizma e liderve ka qene e madhe. Madje aq e madhe qe akoma sot periudha te caktuara historike identifikohen me emrat e liderve. Kemi periudhen Kennedy, Helmut Kolh, De Gasperi, Berlusconi, Andreotti. Ajo qe te ben pershtypje me shumti keto dite ne Shqiperi eshte fakti se: a ka lidership e nese po si ka mundesi qe nuk ka force e vullent me nderru rroten e historise, per mire kuptohet. Se pari Shqiperia sot vuan nga nje lidership karizmatik e kjo vjen nga fakti se ata qe ishin te tille e kane mbyllur ciklin e tyre, ndersa te rinjte mbeten nen hijen e te pareve e nuk kane karakteristika per te formuar nje te lloj personal. Te gjithe kujtojme forcen qe ka pasur Berisha per te bindur popullin, per te mbledhur njerez pas vete. Kam pershtypjen se Berisha do te betet lideri me i fundit populist ne Shqiperi.
Lideret aktual kane nderruar taktike dhe i jane pershtatur realitetit. Nuk luajne me me forcen e karizmen e tyre, sepse jane te vetedijshem per sentimentin e mosbesimit qe ka percjelle ne keto vita politika, por luajne me skema politike ku bejne pjese manovrat ne Parlament, marreveshjet e pamoralshme, shitblerjet e mandateve, blerja e votes.
Megjithate, keto nuk jane arsye e vetme te mungeses se nje lidershipi te forte sic mund te quhet me terma teknik. Mungesa e nje identiteti personal politik, mungesa e forces dhe e deshires per ndryshime, i ka bere qe ata qe duhet te jene lideret e ndryshimeve, sot te jene ne nje kafaz, ne kafazin e ndikimeve te huaja qe jo gjithmone jane pro shqiptareve e te pazareve te brendshme, qe jo rrall here jane te lidhura me nje mafje te re shqiptare qe po kalon nga faza e gangsterit te rruges, ne ate te monopolit shteteror, ekonomik e te manovrave finaciare ne nivelet makroekonomike.
Kafaz i lidershipit shqiptar eshte aq shume real, sa eshte i prekshem nga te gjithe ata qytetare te guxinshem qe nuk e pranojne kete realitet. Megjithate, fatkeqesisht shumica e shqiptareve jane bere permes shantazhit, implikimeve te parazereve e te pushtetit pjese e ketij kafazi, i cili sot per sot po mban peng zhvillimet pozitive te demokracise shqiptare. Zgjidhja e kesaj situate e cila eshte e rende per ata qe kane sy te shikojne mund te behet vetem permes nje revolte popullore qe ne vrullinin e saj per ndryshim do te spikas edhe lider te rinj qe i kane te gjithe elementet me cuar perpara ndryshimet politiko-sociale te vendit.
.

Leave a Reply