‘Listeria’ gjendet edhe te mishi i pulës 

Home » Aktualitet » ‘Listeria’ gjendet edhe te mishi i pulës 

By Redaksia on August 19, 2014. No Comments

 Autoritetet shëndetësore alarmojnë situatën. Bakteri Listeria është gjetur edhe në mishin e pulës të kompanisë ‘Ekstra Mein’.  Në ministrinë e Shëndetësisë theksuan se praninë e këtij bakteri vdekjeprurës te mishi i pulës e kanë dëshmuar rezultatet nga mostrat e marra nga fabrika e ‘Ekstra mein’. Autoritetet shëndetësore paralajmëruan se do të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet që përmbajnë mish të pulës nga kjo kompani. Nga ana tjetër, i njëjtë është edhe burimi i sëmundjes te të gjithë 10 personat e prekur nga listeria , 5 nga të cilët vdiqën, ka treguar gjenotipizimi i realizuar nga institucionet kompetente të akredituara. Është vërtetuar se burimi i sëmundjes është mishi i qafës së derrit të vakumuar nga kompania ‘extra mein’. Në këtë produkt autoritet kompetente kanë gjetur 90 herë më shumë prani të bakterit histeria, nga niveli i lejuar. Nga Klinika infektive njoftuan se gjendja e vajzës 16 vjeçare e prekur nga Listeria është e qëndrueshme. Alsat-M

Leave a Reply