Mafia po lulezon ne shtepi

Home » Aktualitet » Mafia po lulezon ne shtepi

By Redaksia on August 29, 2014. No Comments

imagesRedaksionale  

Mafia, tashme duhet te konsiderohet nje realitet i pranishem ne Shqiperi, qe po merr jete njerezish cdo dite, qe ka marr peng shoqerine tone, institucionet tona, drejtesine tone. Vrasjet e fundit ne Shqiperi si ai i Biznesmenit ne Vlore, Santos ne Bllok, jane vrasje tipike te mafies shqiptare qe eshte nje culmi e lulezimit. Mafia shqiptare eshte tipike me ate te “Cosa nostres”, sepse bazohet mbi nje shoqeri krejtesisht tribale. Heshtja e shoqerise, e institucioneve te sigurise te drejtesise eshte heshtje tipike siciliane ne vitet ’70. Qytetare Shqiperine po e vrasim me duart tona, me heshtjen tone, me neglizhencen tone. Ato pak njerez te ndershem qe kane mbetur ne Shqiperi, gazetare, juriste, oficer policie e intelektual duhet te marrin guximin te flasin per realitetin mafioz qe ka pllakosur shoqerine shqiptare. Mafia shqiptare po behet per arsye kostumi, kemi nje politike qe nese nuk simbolizon vete pushtetin mafioz, po e nxis sistemin mafioz te lulezoje permes fjalorit, korrupsionit, heshtjes, frikes e arrogances. Jane te gjithe elemente per te bere qe mafia shqiptare te lulezoje e te jete ne sintoni absolute me shtetin. Shqiperia duhet te marr guximin e te bashkepunojne me prokurorine e antimafies ne Itali, sepse realiteti aktual social ne Shqiperi eshte njelloje me ate te Sicilise ne ate periudhe. Sot ne Shqiperia ka te njejtat ceshtje qe kishte ne ate kohe Sicilia qe vaforizojne rritjen e menjehershme te aktivitetit mafioz. Kemi te bejme me ceshtje te medha legalizimesh, pronesie, privatizimi. Territore pafund qe kane vlera te jashtezakonshme monetare, sidomos ne zonat turistike. Ne Shqiperi kemi nje sistem politik i cili mbijeton nga sponsorizime te paqarta, me njerez qe bejne fushata e behen deputet me miliona euro dhe askush nuk e dijne nga vijne keta para e cfare interesash perfaqesojne. Te dashur qytetare mafien e kemi ne shtepite tona, ne lagjet tona, ne qytetet tona. Duhet te marrim guximin e forcen ta denoncojne ate me cdo forme e menyre.

Leave a Reply