Masakrat serbe mbi shqiptarët nuk kanë të ndalur, në Rudnicë ka mbi 450 trupa shqiptarësh të vrarë

Home » Aktualitet » Masakrat serbe mbi shqiptarët nuk kanë të ndalur, në Rudnicë ka mbi 450 trupa shqiptarësh të vrarë

By Redaksia on August 9, 2014. No Comments

YUGOSLAVIA KOSOVO

Haki Kasumi, nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve në Kosovë ka thënë se në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi mund të gjendet trupat e mbi 450 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës. “Por, e vërteta do të del atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi”, ka shtuar ai. Kasumi ka shtuar se pala serbe ka qenë gjatë kësaj kohe destruktive dhe ka bërë veprime për tiu shmangur gërmimeve. “Dy trupa janë identifikuar dhe janë të Rezallës së Komunës së Skenderajt gjë që korrespondon me numrin e gjetur deri tash dhe na mban shpresa që kjo pjesë e familjarëve të cilët fatkeqësisht i kanë varret e zbrazura që nga viti 1999″, thotë ai duke shprehur bindjen se aty mund të qëndrojnë komplet trupat e të vrarëve në Rezallë, “e poashtu supozojmë se mund të jenë edhe trupat e të vrarëve dhe të zhvarrosurve në Izbicë të Skenderaj”, ka vijuar më tej Kasumi. Nga lufta e fundit në Kosovë akoma nuk janë gjetur trupat e mbi 1.700 personave të zhdukur. Dionis Xhafa

Leave a Reply