Mbyllja e universiteteve private, eshte loje klanesh dhe jo reforme arsimore

Home » Aktualitet » Mbyllja e universiteteve private, eshte loje klanesh dhe jo reforme arsimore

By Redaksia on August 4, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci 

Si person qe kam studiuar jashte, universitetet private shqiptare i kam quajtur mjedise qe nuk plotesojne kushte per tu quajtur qendra kursesh dhe jo me “Ateneo”. Universitet eshte nje fjale e madhe qe nuk e meritojne universitet publike dhe jo me private. Ne Shqiperi nuk ka kerkim akademik, nuk ka qendra te kerkimit akadamik, nuk ka shkencar e per rrjedhoje, ka vetem zagar politik qe japin mesime neper pseudo universitete, marrin para, paguhen, marrin ryfshet, nuk shpjegojne e ngurojne te marrin pjese edhe ne leksione. Per fat te keq keshtu ka degjeneruar Universiteti si institucion ne Shqiperi.

Une, kur kam qene tek AK kam pas hartuar platformen Kuq e Zi te arsimit dhe ja cfare kam thene per universitetet:

– Niveli arsimor shqiptar është jashtë çdo standardi dhe krejtësisht informal. Arsimi i lartë shqiptar, si privat ashtu edhe shtetëror, është krejtësisht jashtë çdo standardi. Për shembull, në disa universitete private, në kundërshtim me Kartën e Bolonjës, pedagogët dhe studentët detyrohen nga administratorët të bëjnë botime shkencore si dhe të paguajnë para për çdo botim të realizuar.
Si mund të tolerohet një gjë e tillë. Njeriu, pavarësisht nga profesioni që bën, duke përjashtuar rastet e punës vullnetare të vullnetshme, duhet të paguhet për punën që bën dhe jo të paguaj. Gjithashtu, po në universitetet private, dihet tashmë fakti, se të gjithë diplomohen kundrejt pagesave. Ministri Tafaj me sistemin arsimor që ka ngritur të rinjve me shpejt u ofron një diplomë se sa një picë.
E mjerueshme është situata edhe në universitet publike, të cilët janë të mbushur me korrupsion. Shumë studentë duhet të paguajnë shuma parash për të kaluar provimet. Problem tjetër i madh është rekrutimi i stafit akademik, i cili është krejtësisht jo profesional, por bëhet mbi bazën e parave, nepotizmit si dhe emërimeve politike ose klanore.
Në renditjen e fundit të universiteteve botërore, këta tanë ishin në pozicionimet e fundi (si Universiteti i Tirana në vendin e 8735) etj. Mbrapa universiteteve tona ishin vetëm ato të Haiti, Etiopisë, Kamboxhias, Beninit.

– Prodhim akademik i profesorëve apo pedagogëve është në limitet e zeros. Kemi plot njerëz që mbajnë mbi supe për vite me radhë tituj akademik dhe që nuk kanë shkruar asnjë libër, asnjë punim shkencor.

– Problem, tjetër i madh është fakti se shumë persona, të cilët punojnë në mësimdhënie në universitet private ose publike, jo vetëm nuk e meritojnë në bazë të kritereve akademike, por nuk kanë as respektin më të vogël për profesionin e shenjtë që bëjnë. Mungojnë në shumicën e ligjëratave, nuk janë të disponueshëm për konsulenca me studentët. Profesorët në Europë shquhen për horizonte të larta akademike, për thjeshtësinë njerëzore dhe për dashurinë e madhe që kanë për dijen. Ndërsa një pjesë pedagogësh ose profesorësh në Shqipëri, të ngjajnë me rrugeçër të vërtetë, që nuk kanë as etikë e as pamje prej personi që përfaqëson dhe shpërndan dije.

Por jo vetem kaq, shume universitete private jane ndare ne dy lobe, te njerezve qe kishin lidhje me pushtetin qe ra dhe te njerzve me pushtetin qe eshte sot. Universitetet private ka qene gjeja me e mencur per te bere biznes e para, por pa harxhuar asgje. Madje ne shume raste pa asnje lloje takse te paguar e pa asnje lloj licence. Duke pare listen e universiteteve qe do te qendrojne vura se se do te qendroje i Mesdheut qe eshte i Anastasit dhe do te mbyllet Iliria. Une, mendoj se te dyja duhet te mbyllen, sepse te dyja nuk kane asnje standard, por fakti se Anastasi do te vazhdoje te kete universitet, nuk eshte e veshtire per te kuptuar se kjo nuk eshte nje reforme ne arsimin e larte, por nje lufte mes klaneve per monopol te arsimit te larte. Fakti se mbyllet UFO (Albania University) eshte nje arsye tjeter per ta besuar kete. Pra, arsimi private sic duket ishte beteja e fundit e lobit te pushtetit qe nuk ishte hakmarr e nuk kishte shpalle luften per hakmarrje.
Shqiptaret ishin te uritur per dije, politika i beri te uritur per copa karte (diploma te pa vlera). Tashme shqiptaret edhe me keto copa letre po merziten e me siguri do te kerkojne te luajne perseri bixhoz. Keshtu ne fushaten per pushtet lokale do i fitoje zgjedhjet ajo force politike qe premton hapjen e kazinove pa licence e pa kriter, kudo ne cdo cep te Shqiperise.

Leave a Reply