Merkel dhe Rama apo Gjermania e Shqiperia

Home » Aktualitet » Merkel dhe Rama apo Gjermania e Shqiperia

By Redaksia on August 22, 2014. No Comments

10471149_685247961556496_6680922309823014750_nAlban Daci

Ka marr dhene fakti se Merkel pranoje te bente konference per shtyp mes liderve te Ballkanit vetem me Ramen. Servilet e sherbetoret e Rame e shiten kete lajm neper media sikur Rama te ishte ylli i holliwodit. 
Madje, keshilltari i tij me diplomen e Kristalit na e paska mesuar Ramen te thote “Une jam berlinez” duke kopjuar keshtu shprehjen e fashme te J. F Kennedy ne viziten e tij historike ne Berlin.
Ne Diplomacine nderkombetare po kthehet principi i Ekuilibrit te Forces. Fuqite rajonale jane ne kerkim te forcave e te aleateve per te ekulibruar forcat me kundershtaret. Duhet te theksojme faktin se dashuria e gjermaneve dhe Gjermanise per shqiptaret eshte e hershme, qe ne kohen e Hitlerit e kjo lidhet me ate qe quanin raca ariane. Po ashtu edhe fakti, se ideologjia hitleriane i ka konsideruar qenie inferiore sllavet e me te urryerit pas Hebrenjeve. Kjo, besoj pervec percmimit racial lidhej edhe me objektivat koloniale te Hitlerit, ose sic u quajt ndryshe hapesira vitale.
Hitleri e Gjermania kerkonin te pushtonin zonat sllave, ti benin koloni e keshtu nuk kishte nevoje te kerkonin koloni te reja, ose te toka te reja.
Po ashtu austrio-hungarezet kane e pas perzemer Adriatikun, sa sipas historianeve arsye e nisjes se Luftes I Boterore ishte pikerisht kontrolli i Adriatikut. Per kete ata kishin pengese te forte sllavet e sidomos serbet e kishin ne krah shqiptaret si kundershtar historik te sllaveve.
Ppas Luftes II Boterore dashuria e interesi i Gjermanise per Shqiperine ka qene i vazhdueshme. Te mos harrojme tentativat qe Gjermania Perendimore beri me Regjimin e me Ramiz Aline. Ka edhe nje te vertete tjeter te madhe albanaloget me te medhenj kane qene austriake e gjerman. Madje edhe libri i fundit me polemeka per skenderbeun u shkruaj nga Schmid. Serbet vazhdojne te jete te preferuarit ose vellezerit e Rusise e kjo e fundit nuk eshte me ajo e lodhura dhe e sfiduara menjehere pas renies se Murit te Berlinit, por eshte agresive e me tendenca te qarta per te rigjetur ish hapesiren e Bashkimit Sovjetik e kjo u duk qarte me marrjen e Krimese dhe tensionin e vazhdueshem ne kufi me Ukrahinen. Pra, nuk eshte se Rama eshte i bukur, i pelqen si mashkull Merkel, qe eshte nje yll Hollivudi. Por, ngjarjet aktuale dhe e kaluara e kane bere Gjermanine qe te kthej syte nga Shqiperia e shqiptaret me te cilet asnjehere nuk ka pasur interesa te kunderta apo perplasje historike. Por, per te dal ne perfundime te natyres nderkombetare e per te thene se Gjermania ka kthyer syte nga Shqiperia, nuk mjafton nje konference e perbashket per shtyp. Intensiteti i marredhenieve mes dy shteteve mbi te gjitha varet nga intenstiteti i shkembime tregtare qe kane si dhe nga sasia e investimeve e vleresuar ne monedhe. Sot per sot shkembimet tregtare mes Gjermanise e Shqiperise jane ne nivele te paperfillshme. Gjithashtu, shume te vogla jane edhe investimet. Jam plotesisht dakord se celsat e integrimit ne Europe i kane germane. Megjithate nuk duhet te harrojme se Gjermania hyri ne Europe dhe u bashkua fale edhe politikes se SHBA. Une, mbetem i idese qe Shqiperia eshte Mesdhe e duhet te mbetet mesdhe, por me marredhenie speciale e te vecanta vetem me SHBA dhe plotesues e te pershtatshme me fuqi te tjera te natyres rajonale, ku nuk duhet te perjashtohet Italia.

Leave a Reply