Mirdite- Ku jane kamionet me medikamente te dhuruara nga Gjermania

Home » Aktualitet » Mirdite- Ku jane kamionet me medikamente te dhuruara nga Gjermania

By Redaksia on August 2, 2014. No Comments

capture-20140803-003546 capture-20140803-003634 Dhuratat e Gjermanëve për spitalin e Rreshneit, mbahen “peng” apo janë grabitur nga Ministri Beqja!? 5 kamione me medikamente dhe pajisje spitalore, dhurate e popullit gjerman, zbarkuan mesditën e dy qershorit të këtij viti në qytetin e Rrëshenit, kryeqendrën e Mirdites. Kjo dhurate bujare e popullit gjerman u mirëprit me përzemersi në qytetin e vogël, që nuk është mësuar të marrë atë cka i takon ,e jo më t’i dhurojnë. Drejtuesit lokal dhe bisnemenë të zonës që më shumë se ky donacion dashamirës u interesonte të paraqiteshin para popullit si personat që mundësuan këtë dhurate, nuk kursyen falenderimet për donatorët, aq sa kaluan në servilizëm, tipar ky dallues i tyre. Megjithate, diten nga festimet e bujshme behen, por nje pyetje e madhe ka mbetur tek mirditoret, ku jane kamionet e ku jane edhe medikamentet se nuk duken asgje kundi.

Pakot me medikakmente dhe pajisje spitalore, dhuratë e popullit gjerman, më një urdhër absurd të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, i biri i Hamitit ,eksponentit të lartë komunist në kohën e Dullës, ndodhen ende në depot e spitalit dhe magazina pranë këtij insitucioni. Kështu të paktën pretendojnë punonjësit e spitalit, teksa këto medikamente, sot mund të jenë shpërndarë në cdo spital të vendit, apo më keq mund të jenë shitur. Nesë një gjë e tillë ka ndodhur , atëherë jemi përballë një skandali, teksa këto ndihma vijnë më ndëhyrjen e ambasadës gjermane dhe me bekimin e ambasadorit Hoffman. Drejtuesit e spitalit Rrëshen kanë detyrimin të bëjnë publike ku janë këto ndihma, nesë janë në magazina t’i shpjegojnë popullit të Mirdites pse nuk janë vënë në përdorim, e nesë ato nuk ndodhet në dispozicion të këtij spitali, dikush të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe ministri. Gazetarët e zonës dhe mediat qëndrore duhet të hetojë nesë këto ndihma nuk kanë përfunduar në desitnacionin e nisur. Me përfaqëesuesit qe Mirdita ka në nivel lokal e qëndor asnjë ndodhi nuk na habit, pasi ato po shesin Mirditën dhe pasuritë e saj, e jo më dhuratat e të huajve.

Leave a Reply