Mosha e pensionit, Berisha: Gjermania e ul në 63 vjeç, dyshja Rama- Meta e rrisin atë në 67 vjeç për burrat dhe 63 vjeç për gratë

Home » Aktualitet » Mosha e pensionit, Berisha: Gjermania e ul në 63 vjeç, dyshja Rama- Meta e rrisin atë në 67 vjeç për burrat dhe 63 vjeç për gratë

By Redaksia on August 15, 2014. No Comments

Mosha e pensionit, Berisha: Gjermania e ul në 63 vjeç, dyshja Rama- Meta  e rrisin atë në 67 vjeç për burrat dhe 63 vjeç për gratë!!

Gjermania e ul në 63 vjeç moshën e pensionit, ndërsa dyshja Rama-Meta e rrisin atë në 67 vjeç për burrat dhe 63 vjeç për gratë. Kështu e ka nisur ish kryeministri Sali Berisha kritikën e radhës ndaj qeverisë Rama.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se Rama teksa rriti moshën e pensionit tha me mburrje para shqiptarëve se bëri një reformë që për 20 vite asnjë qeveri nuk e bëri në Shqipëri.
“Gjermania ul në 63 vjeç moshën e pensionit. Dyshja Rama – Meta e rrisin atë në 67 vjeç për burrat dhe 63 vjeç për gratë!!
Të dashur miq, sot kur Gjermania ul nga 65 ne 63 vjeç moshën e pensionit dyshja Rama – Meta votuan në Parlamentin e krimit një anti-reformë të pashpirt, rritjen, jashtë çdo kriteri social, të moshës së pensionit në Shqipëri nga 65 ne 67 vjeç për burrat dhe nga 60 në 63 vjeç për gratë.
Pas votimit të këtij akti cinik e të papërgjegjshëm, Edivin Kristaq Rama u deklaroi me mburrje të madhe shqiptarëve se bëri një reformë që për 20 vite asnjë qeveri nuk e bëri në Shqipëri. Piktori dështak është rritur në bllokun hoxhist, asokohe parajsë tokësore. Banorëve të tij nuk u mungonte, siç i thonë fjalës, as qumështi i dallëndyshes, ndërkohë që të tjerët vdisnin urie apo mbijetonin vetëm me triska.
Prandaj ai nuk arrin të kuptoj arsyet se përse asnjë kryeministër para tij me ndjenjat më minimale të dhembshurisë njerëzore, me njohuritë më minimale të vuajtjeve dhe dhembjeve të varfërisë, urisë kronike dhe mjerimit të shqiptarëve, nuk pranoi të votonte një akt çnjerëzor si ai. Ligji për rritjen e moshës së pensionit në moshën e pensionit të kombeve me të pasura të dheut prej vitesh qëndronte në sirtarët e qeverive të vendit dhe nuk votohej.
 Kjo sepse rritja e moshës së pensionit në nivelet me të larta në botë për njerëzit që në vitin 92 erdhën të tretët më të varfrit të tokës me vetëm 204 dollarë të ardhura vjetore për fryme, ishte për ta një ndëshkim i rëndë dhe i pamerituar. Gjermania sot ka tregun e punës më funksional në botë. Kombi gjerman ka moshën mesatare 50% më të lartë se sa shqiptarët. Por,  këto nuk e penguan qeverinë e këtij vendi, që në një akt njerëzor, social të uli me dy vjet moshën e pensionit.
Protesta dhe vetëm protesta do shpëtojë të moshuarit tanë nga ky ndëshkim i rëndë dhe i pamerituar!! “- shkruan Berisha.

Leave a Reply