Ndocaj: Here e fundit qe ju shkruaj per ju (punetoret e Qafe-Molles)

Home » Aktualitet » Ndocaj: Here e fundit qe ju shkruaj per ju (punetoret e Qafe-Molles)

By Redaksia on August 15, 2014. No Comments

10530817_824532620912069_1258610022441910338_nE Nisem se bashku betejen per te drejtat tuaja, u qendrova prane, u ndihmova, isha i vetmi qe e bera te mundur ta beja publike kete ceshtje. Fale personalitetit tim, ceshtja juaj u percoj ne shume kanale televizive e gazeta.

Nuk kam hyre ne politike per te perfituar e per me teper me fituar ne kurriz te mirditoreve te mi, punetoreve e fukarenjve. Madje, une personalisht vetem kam humbur nga politika e mbrapc, kam humbur materialisht, por kam fituar shume ne aspektin njerezore.

Une, si biznesmen ne sektorin e ndertimit ne Itali, kam pasur e kam gjithmone te punesuar qindra punetore. Kam punuar vazhdimisht vete dhe e njoh mire jeten e nje punetorit, i njoh te drejtat e tij, e di se si mund te perdoret nje punetor, si mund te skllaverohet. Prandaj, si nje ish punetore qe me djers jam kthyer ne biznesmen doja qe perdorimi, heshtja e skllaverimi juaj nga pushteti te merrnin fund.

Megjithate, sic ndodh rendomte ne Shqiperi, gjerat shkojne mbrapc e shqiptareve sic duket u pelqen te mashtrohen e te perdoren. Nuk jam kunder funksionit te sindikatave, edhe pse mund te them se duke pasur parasysh eksperiencen europiane, sindikatat nuk kane perfaqesuar asnjehere punetoret e me aksionet e tyre te varura nga politika kane penguar procesin e zhvillimit ekonomik. Kur kjo ka ndodhur gjithmone, mendoni pak se cfare ka ndodhur ne keto 20 vite ne Shqiperi.

Shqiptaret kane 20 vite qe punojne ne kushte skllaverie, ka 20 vjet qe vdesin ne pune per mungese te kushteteve te punes, ka 20 vjet qe keqpaguhen, ka 20 vjet qe vdesin neper galeri, ka 20 vjet qe paguajne pa kontrata e pa siguracioni. Atehere lind natyrshem pyetja se: ku kane qene keto sindikata? Ku ishin sindikatat para se te vdisnin dy punetoret mirditore ne Qafe-Molle? Ku ishin Sindikatat para se ne te merini guximin te dilnim ne protesta? Ku ishin sindikatat ne skllaverimin e Bulqizes? Pra, nuk ka sinidakata shqiptare qe mbrojne punetorin, por sindikata qe i sherbejne pushtetit.

Une, kam hyre ne poltike e mund te bej politike boshe sic kane bere politikanet shqiptare ne keto 20 vjet, mund te mashtroje si ata, mund te premtoj si ata e ndoshta ju keshtu me doni, por une nuk mund te jem ashtu.

Une, nuk kam asgje personale kunder Kole Nikollaj, i cili ka 20 vjet qe eshte keshtu e ka 20 vjet qe ben cte doje me punetoret e mirditoret. Megjithate, une nuk kam asgje personale me te, jo se e kam frike, se frike kam vetem Zotin. Por politika nuk behet me fobin e frikes apo presionit. Politika behet mbi bazen e ideve dhe aksioneve. Une, kundershtoje Kol Nikollaj per ate qe beri me ju (punetore te Qafe Molles) qe vetem u beri te heshtni, por pa zgjidhur asgje.

Disa prej jush ka vendosur ti besojne Koles. Shume mire! Megjithate kur te kuptoni zhgenjimin do te jete shume vone e te mbeteni perseri vetem.

Une, eshte hera e fundit qe ju shkruaj per kete ceshtje.

Atyre qe kane zgjedhe rrugen e Kol Nikollaj u them se: Zoti ju nxjerrte me hajr!

 

Me respekt
Eduart Ndocaj

Leave a Reply