Nje ide- Arben Malaj te jete Guvernatori i Bankes

Home » Aktualitet » Nje ide- Arben Malaj te jete Guvernatori i Bankes

By Redaksia on August 14, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci

Banka e Shqiperise eshte perfshire nga nje skandal i rende qe behet fjale per vjedhje te thesarit. Madje, per kete skandal ka edhe te arrestuar, ka te shkarkuar. Ndersa Fullani, Guvernatori, qendron i pashqetesuar. Personaliteti i tij moral e profesional ka marr fund pas ketij skandali. Megjithate, sic ndodh rendtomte ne Shqiperi nuk ekziston akti i doreheqjes, por ne rastin e Fullanit nuk po ekziston as akti i shkarkimit e nuk eshte e veshtire te kuptohet se pse nuk ndodh kjo.

Kemi mesuar aq shume gjera permes asaj pjese te guxinshme te shypit, sa Fullani me pak fjale u ka bere qejfin te gjitheve, te Majteve, te Djathteve e sekteve monetare. Keshtu ne nje menyre apo tjeter te gjithe i kane borxhe e per kete arsye po ja shlyejne duke e lene te qete ne institucionin qe tashme ka humbur legjitimitetin e besimin e qytetareve.
Megjithate, Fullani mund te largohet vetem permes protestave te pergjithshme, te cilat nuk duhet te jene as ne sherbim te Majtes, as te Djathtes, por ne sherbim te kursiveme te shqiptareve e te ekonomise shqiptare.

Institucioni i Bankes, per me shume se sa shkarkimin e Fullanit ka nevoje per nje riorganizim dhe nje reforme te thelle qe do e shkepuste nga varesia politike si dhe do e forconte ate si institucion te mirefillte e te pavarur financiar.
Kush mund ta beje kete? Shqiperia ka plote figura te rendesishme e te zot te ekonomise e financave. Megjithate, nje figure e persorur per kete post do te ishte Arben Malaj, nje nder specialistet me te mire te ekonomise shqiptare, i cili ka nje eksperience te rendesishme politike nga e kaluara, por edhe profesionale. Arben Malaj, sot eshte ish politikan, por qe vazhdon te jete vetem nje specialiste dhe nje akademik shume i mire ne fushen ekonomike i cili vazhdon te jap kontribute te rendesishme e keshilla te rendesishme ne distance per ekonomine shqiptare.
Nje personalitet si Arben Malaj, qe aktualisht nuk ben politikanin e perditshem, me njohurite e eksperiencen e tij do te jepte nje kontribut te rendesishem per daljen e institucionit te Bankes se Shqiperise nga kriza e identititetit dhe mosfunksionimi institucional. Prandaj, duke pasur parasysh se moralisht e juridikisht Fullani nuk mund te jete Guvernatori i Bankes, do i beja thirrje politikes shqiptare e Qeverise, qe me konsensus te shikonin seriozisht kandidaturen e z. Arben Malaj.

Leave a Reply