Nje shkrim i rralle nga NYT se si Noli u tall me serbet ne Lidhjen e Kombeve

Home » Aktualitet » Nje shkrim i rralle nga NYT se si Noli u tall me serbet ne Lidhjen e Kombeve

By Redaksia on August 10, 2014. No Comments

1291204683-fan_noli_talletGjenevë – Debati për kërkesën e Shqipërisë ishte ndër takimet më të hidhura që kishte zhvilluar ndonjëherë Lidhja e Kombeve. Lufta po zhvillohej rreth mundësisë së rishqyrtimit të konferencës së Paqes, ndërsa frynin erërat e urrejtjes raciale dhe religjioze. Delegatët kërkuan që secili nga anëtarët e tjerë të flasë, por kryetari ishte shprehur që të ndërpritej për të mos u dhënë më kohë debateve. Peshkopi Fan Noli tha se këshilli, i kontrolluar nga Fuqitë Aleate, kishte refuzuar kërkesën e Shqipërisë në betejën e saj për kufijtë kundër fqinjëve të fuqishëm; qeveria e tij apeloi te Asambleja, e cila aktualisht, në trajtimin e kësaj përplasjeje, kishte shënuar progres. Ai kërkoi nga lidhja që të përpiqej për të vendosur paqen dhe të tërhiqeshin serbët nga territori shqiptar. Por kërkesa e dytë risolli çështjen se cili ishte territori shqiptar dhe i gjithë diskutimi ishte bazuar në debatin për kufijtë. Përfaqësuesi i Anglisë, zoti Fisher, ndërmori qëndrimin e tij, që dy palët duhet të mbajnë nën fre trupat e tyre atje, megjithëse nuk mund të bëhej asgjë, por duhet të priteshin vendimet e ambasadorëve.

Pretendimet greke dhe serbe

Zoti Frangulis e mbështeti këtë dhe më pas mbajti një fjalim të gjatë, duke mbrojtur pretendimet greke për Epirin, të cilin e pretendonin edhe vetë shqiptarët. Zoti Spalaikovitç, përfaqësuesi i Jugosllavisë, i akuzoi shqiptarët për nxitjen e vazhdueshëm të trazirave dhe parashikoi rrjedhjen e konfliktit në një luftë fetare. Kjo shkaktoi një klithmë në qoshen ku ndodheshin përfaqësuesit shqiptarë. Disa delegatë ishin në këmbë dhe përfaqësuesi jugosllav tërhoqi referencën e tij për çështjen fetare. Ai lexoi një numër telegramesh, duke treguar luftimet që po vazhdonin tani atje dhe duke u bazuar në kauzën e tij ai deklaroi se asnjë ushtar serb nuk e kishte kaluar vijën që shtrihet poshtë zonës së përcaktuar nga konferenca e Paqes, duke përfunduar se luftimi po transferohej në veri të kufirit dhe se kjo po ndodh për faj të vetë shqiptarëve. Simpatia e shumicës së delegatëve ishte qartë kundër përfaqësuesit serb, edhe kur ai deklaroi se “ne i duam shqiptarët”, këtu shpërtheu një e qeshur nga të gjitha anët e sallës.

Përplasja mes Nolit dhe delegatit serb

“Unë jam thellësisht i prekur nga këto deklarata dashurie nga të gjithë fqinjët tanë”, – tha ai. “Ne nuk kërkojmë më shumë prej tyre, ne kërkojmë vetëm të na lënë të qetë. Ne i duam serbët po aq sa ata na duan ne”. Në përgjigje të deklaratës së lexuar nga zëdhënësi serb lihej të kuptohej se ajo mund të jetë shkruar nga kreu i qeverisë disidente të Shqipërisë. Peshkop Noli tha se njeriu, emri i të cilit ishte dëshmi e koniunkturës së Serbisë, as nuk mund ta shkruajë apo ta lexojë një gjë të tillë. Zoti Spalaikovitç qëndronte në këmbë dhe lëshoi një rrëke fjalësh, kuptimi i të cilave ishte që sa më shpejt të jetë e mundur ata mund ta dëbonin qeverinë aktuale të Shqipërisë, pasi mund të vijë të jetojë në Serbi. Presidenti, përfaqësuesi i Suedisë, zoti Branting, deklaroi se mendimet tashmë ishin thënë dhe debati është mbyllur. e gjithë rrjedha e debatit në tërësi ishte një demonstrim shprehës se sa e mundshme është për lidhjen e kombeve, ashtu siç po ecën tani çështja, që të ndërmarrë ndonjë veprim të rëndësishëm në rastet kur janë të lidhura interesat materiale të vendeve të fuqishme të organizatës.

Leave a Reply