O popull miop, a ke sy ne balle te shohesh sondazhet qe na tregojne sa te lumtur jemi?!!!

Home » Aktualitet » O popull miop, a ke sy ne balle te shohesh sondazhet qe na tregojne sa te lumtur jemi?!!!

By Redaksia on August 1, 2014. No Comments

227518_200263043344705_6716691_nNga Artan Hoxha

Ditet e fundit po shoh ne media se kane plasur nje seri sondazhesh te bera nga ministrite e qeverise, nga OJQ me lidhje afer qeverise, apo nga persona qe duan ti rrine afer qeverise. Rastesisht, po fare rastesisht, ne te gjitha keto sondazhe del nje mbeshtetje mbare popullore nga 67% e siper ne favor te reformave te bera deri tani dhe sigurisht te sukseseve te shumta qe jane duke u arritur qysh ne 300 ditet e para. Sigurisht sukseset dhe arritjet jane aq te dukshme, sa kur jane vertete te tilla nuk kane nevoje fare per sondazhe. Jo per te bere avokatin e djallit, por une ne kete pike e gjej veten ne te njejten mendje me kryetarin e kuvendit, i cili nuk u beson kurre sondazheve, sidomos atyre te bera para zgjedhjeve, dhe sidomos te bera nga fondacioni “Gani Bobi”.
Sa per kujtese, nga mesi i mandatit te dyte, kur Qeverise Berisha i kishin shteruar idete, fondet, i kishte marre te tatepjeten ekonomia, nisi te publikonte cdo dite nga keto sondazhet qe te ngrinte larte moralin e popullit. Sa me poshte bente ekonomia, aq me larte rritej perqindja e mbeshtetjes ne favor te qeverise ne sondazhe. Puna arriti deri aty, sa nga fundi edhe ata qe i benin vet sondazhet nga zyrat e tyre me kondicioner, filluan ti besonin vertete. Madje moren me qafe dhe doktorin, duke ia mbushur mendjen top, se ne kishim shkuar aq perpara sa po haeshim rrote me rrote me Gjermanine.
Ne fakt sipas ketyre sondazheve(larg qofte te ishin te verteta) doktori tani do ishte duke shijuar mandatin e trete. Ndersa Rama do ishte duke pikturuar ndonje mirazh nga ato te vetat siper ndonje bunkeri andej nga bregu i Jonit, madje ne Qeparoin e Kocos, se aty kane mbetur shume bunkere ende ne “detyre”. Por ja qe doli 23 qershori dhe i mori perpara qeverine e Doktorit, Doktorin vet, sondazhet dhe ata qe kishin bere sondazhet. Na doli qe ky popull, te cilin e benin per budalla cdo nate moderatoret tane me kostume kashmiri ne studiot vezullonjese, dhe hartuesit e sondazheve qe i shikonin zgjedhjet rrote me rrote, ua vuri rroten te gjitheve.
Per gati nje vit sondazhet dhe keta qe bejne sondazhe nga zyrat e tyre me kondicionere, per popullin hallemadh qe e pjek zhegu i djellit, u zhduken. U treten si kripa ne uje. Por ja, u erdhi shpejt ora. Dhe mbine si kerpudhat pas shiut. Keshilltaret mediatike te dikastereve te reja te pas 23 qershorit, sapo u ulen neper zyra dhe mesuan dyert e ministrive, hapen qitapet e vjeter dhe zbuluan ato sondazhet alla viagra, qe ia ngrejne larte moralin popullit. E kuptuan qe ishte me e lehte te beje sondazhe nga zyra me kondicioner ne ministri, se sa te beje pune gjithe kokecarje ne terren. Pa u mbushur mire ende, viti i pare, i mandatit te pare qeverises, nisen publikimin e sondazheve te bujshme me mbeshtetje mbare popullore per reforma, qe ne fakt nuk u ka dale koha as ti shkruajne e jo me ti lexojne. Dhe u ka lezetuar aq shume kjo pune, sa cdo dite e nisin me publikimin e nje sondazhi te ri, qe ne rastin me te keq eshte vetem 67 % ne favor te mazhorances. Nuk eshte cudi, qe keshtu si e kane nisur, nga vjeshta, ekonomia shqiptare mund te jete serish duke garuar rrote me rrote me Gjermanine. Madje edhe guvernatori Fullani kur u shfaq pas grabitjes se 7.13 miliarde lekeve, nga banka e tij tha:”Ekonomia shqiptare eshte rritur ne progres me 1.5 % dhe tendenca eshte dukshem per lart”.
Zoterinj te qeverise, qe keni marre mandatin me votat e plote 1 milione shqiptareve(perkunder gjithe sondazheve qe as e mendonin e jo me ta parashikonin nje gje te tille) mos u besoni shume keshilltareve tuaj mediatike, qe u nxjerrin para surratit cdo mengjes sondazhe alla viagra, qe ia ngrejne lart, moralin popullit. Se ai i madhi, paraardhesi juaj, Doktori, pikerisht aty e mori te tatepjeten. Kur nisi te publikonte cdo dite sondazhe alla viagra, per te na hequr mendjen nga hallet e shumta. Ky qerrata popull, vertet duron shume dhe u mban mbi kurriz gjate. Por kur vendos te beje ndonje sondazh nga ata qe vetem ai di te beje, ju hedh buze ndonje gremine(sic e hodhi doktorin dhe te tijte) qe nuk ka Fullan tu nxjerre me siper. Vertet, ky popull eshte i detyruar tu degjoje e shikoje nga mengjesi ne darke, teksa masturboheni me shifrat e shkelqyera te sondazheve qe vet i beni dhe vet i vulosni. Por, kur ti vije radha pas 3 vitesh, per ate sondazhin e vet, do ta merrni vesh se sa perqind e keni ne favor rroten e tij. Nuk u thote njeri mos beni sondazhe. Bejini, mbajini per vete, analizojini, dhe nese vertet i besoni kenaquni me to. Por te pakten mos u mundoni te na mbushni mendjen me zor se po behet hataja. Syte ne balle i kemi. Ketu jetojme cdo dite, edhe pse na duhet tu shohim panderprerje nga ekranet e televizioneve HD kur na ndriconi per lumturine qe na ka rrethuar, po ne nuk paskemi sy ne balle ta shohim. Qe te mos ia vini fajin popullit se eshte mosmirnjohes dhe bukeshkale, sic ben ata qe na lane shendene ne 23 qershor, merreni me nge kete punen e sondazheve, se do kemi kohe edhe per to.

Leave a Reply