Pajaziti: Gruevski, person që përcan shqiptarët nga maqedonasit

Home » Aktualitet » Pajaziti: Gruevski, person që përcan shqiptarët nga maqedonasit

By Redaksia on August 18, 2014. No Comments

Ali__PajazitiTrembëdhjetë nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve vijojnë të mbeten problematike. Kështu vlerëson njohësi i cështjeve politike në Maqedoni, njëkohësisht profesor universitar, Ali Pajaziti. “Për fat të keq sot ne kemi arritur të ndërtojmë një shoqëri e cila është e ndarë në baza etnike, kemi dy komunitete të cilat jetojnë pranë njëri tjetrit por nuk jetojnë me njëri tjetrin. Si metaforë e mos akomodimit të këtyre diversiteteve mund të përmendin qytetin e Shkupit, të ndarë në të dy anët e lumit Vardar. Një qytet, hapësirë urbane ultra e urbanizuar, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare që u ngjan metropoleve të ndryshme evropiane dhe të SHBA-së deri diku, dhe nga ana tjetër kemi një karakatinë apo pjesë të qytetit të Shkupit e cila mund të quhet një pjesë ekstra-territoriale e cila nuk i ngjan një zone të qytetëruar ku njerëzit ende jetojnë në të ashtuquajtura teneqe-mëhalla ku ka probleme me ujin për pije, elektricitetin”, deklaroi Pajaziti për Alsat-M. Si fajtor kryesor për gjendjen e rëndë të shqiptarëve, Ali Pajaziti sheh kryeministrin e Maqedonisë, Gruevskin dhe politikat e tij nacionaliste, me theks të theksuar diskriminues kundrejt shqiptarëve.Dionis Xhafa

Leave a Reply