PD bojkot zgjedhjeve vendore pas ndarjes së re territoriale

Home » Aktualitet » PD bojkot zgjedhjeve vendore pas ndarjes së re territoriale

By Redaksia on August 10, 2014. No Comments

PD bojkot zgjedhjeve vendore pas ndarjes së re territoriale, aleatët kundër vendimit të kreut të SHQUP

Pas miratimit në Kuvend të hartës së re territoriale, Partia Demokratike paralajmëron bojkot të zgjedhjeve lokale në 2015. Edhe pse bojkotoi Komisionin për Reformën Territoriale, duke mos pranuar të sjellë asnjë variant të sajin për ndarjen e re administrative-territoriale, PD nuk resht së bllokuari reformat e mazhorancës qeverisëse. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka deklaruar se me këtë hartë të re territoriale, PD nuk do të shkojë në zgjedhjet lokale të 2015. Ai ironizoi se me një ndarje të tillë, as vetë Partia Socialiste nuk do të merrte pjesë në zgjedhje. Paloka theksoi se PD do të përdorë çdo rrugë ligjore për të rrëzuar reformën që selia blu e konsideron antikushtetuese. “Ne nuk do të lejojmë që kjo reformë të zbatohet. Për ne kjo është e papranueshme. Mbase nuk merr pjesë as PS me këtë hartë. Nuk mundet që të ketë zgjedhje me këtë hartë. Nuk po themi se do marrim pjesë ne apo jo. Kemi të tjera hapa dhe interesa, që janë jo vetëm interesat e PD, por edhe të qytetarëve që lidhen me të ashtuquajturën reformë territoriale, që është jo vetëm në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe në kundërshtim të interesave të qytetarëve shqiptarë, gjë që është treguar edhe gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Paloka. Deputeti demokrat, Edi Paloka theksoi se qytetarët janë kundër kësaj ndarjeje territoriale, dhe këtë e faktuan edhe protestat. “Protestat nga njëri cep në tjetrin të Shqipërisë të qytetarëve, ka treguar se vetëm në interes të qytetarëve nuk është. Zgjedhjet janë problemi i fundit për ne. Ne do të bëjmë të gjitha hapat që kjo reformë e kaluar në parlament me votat e mazhorancës të mos jetë reforma që do të zbatohet, pra do të ndjekim të gjitha hapat politikë, ligjor dhe me tej që kjo reformë të ngelet në letrat e Edi Ramës, një nga pikturat e fundit të Ramës është harta që ai ka vizatuar, le ta mbajë si kujtim në shtëpi”, tha Paloka.

 

Leave a Reply