PD, Diaspora e kërkimi i një identiteti gjithëpërfshirës

Home » Aktualitet » PD, Diaspora e kërkimi i një identiteti gjithëpërfshirës

By Redaksia on August 20, 2014. No Comments

10471149_685247961556496_6680922309823014750_nAlban Daci

PD, ashtu siç pritej ka hyrë në një erë të re riformimi, transformimi dhe në përshtatje me realitetin e ri politik. Mbi të gjitha, PD, kishte nevojë për një rikonstrukturim e për zgjedhje të reja për strukturat periferike të PD. 
Kur një parti e madhe si PD hyn në një proces të madh riformimi e rikonstruktimi, normalisht që nuk është e lehtë, sepse has pengesa të natyrave të ndryshme. Problematikat që hasen në këto raste janë të mëdha siç është tendenca e strukturave ekzistuese për të monopolizuar hyrjet e reja e për tu rikonfirmuar si dhe hatërmbetjet me zgjedhjet e reja. Megjithatë, ashtu siç duket deri tani, Basha, ka forcën e guximin për t’i shkuar deri në fund këtij procesi shumë të rëndësishëm për PD dhe të ardhmen e saj.
Për shumë qytetarë proceset e riformimit të PD, duken si një skenë teatrale, ku marrin pjesë vetëm personazhet ekzistuese e të gjithë të tjerët që nuk kanë këtë status janë spektatorë. Pra, me pak fjale deri tani PD të jep përshtypjen se po merret shumë me veten e po lë pas dore potenciale të jashtëzakonshme që janë opozitar me këtë Qeveri.
Gjithëpërfshirja e procesit opozitar nuk mund të identifikohet vetëm me personazhet ekzistuese të PD.
PD vazhdon të ketë një mangësi të madhe, sepse ka lënë thuajse pas dore Diasporën. Strukturat e PD në Diasporë ose në emigracion janë thuajse inekzistente e gjithmonë kështu kanë qenë, edhe kur ishte në pushtet. Emigracioni dhe Diaspora kanë një potencial të jashtëzakonshëm të burimeve njerëzore, ekonomike që mund të jenë jo vetëm në dobi të PD, si subjekt politik gjithëpërfshirës, por të gjithë vendit.
PS e LSI i fituan zgjedhjet duke punuar shumë edhe me emigracionin, po të shikosh facebook ka faqe pa fund të degëve të këtyre partive në Greqi, Itali, Gjermani, UK. Madje, janë shumë aktive edhe sot.
PS e LSI, sidomos Erion Veliaj e kanë mashtruar dhe e kanë gënjyer shumë emigracionin, sepse jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për të drejtën e votës së emigrantëve, por mbi të gjitha i kanë përdorur vetëm për numra votash.
Sot, zhgënjimi i emigracionit dhe i Diasporës për Qeverinë aktuale është i madh në shumë dimensione. Diaspora e emigracioni kanë vlerat më të mira ekonomike e intelektuale të shoqërisë shqiptare. Ndërsa niveli që Rama ka zgjedhur për përfaqësim është niveli më pa shkollë në historinë e shtetit shqiptar. Sigurisht asnjë nga Diaspora e emigracioni nuk ndjehen të përfaqësuar me nivelin e këshilltarit të Ramës, Fatej.
PD, duhet të dal nga kafazi i saj e të merret edhe më gjithëpërfshirjen. Meqë vendet në PD janë të limituara e nuk mund të kënaqen të gjithë, ka mënyra të tjera demokratike për të bërë një gjithëpërfshirje drejt një fronit opozitar.
PD, duhet të fillojë një fushatë të madhe institucionale e politike pro të drejtës së votës së emigrantëve. Kjo është e vetmja mënyrë që emigrantët të ndjehen përfshirës e të respektuar në proceset e vendimmarrjes në shtetin shqiptar. Vota e emigrantëve është shpresa e vetme e demokracisë shqiptare qoftë për nga numrat ashtu edhe për modelin që mund të ofroje me potencialet e saj.
PD, duhet të fillojë urgjentisht riorganizimin e strukturave të saj në emigracion. Kryetari Basha duhet të fillojë menjëherë takime me komunitetet shqiptare në emigracion. Gjithashtu, unë, jam i idesë që Keshilli Kombëtar i PD të mos ketë vetëm njerëzit tradicional të PD që kanë teserat e saj, duhet të jetë me i gjerë, të përfaqësoj shoqërinë civile si dhe të ketë përfaqësues nga emigracioni e Diaspora që do të koordinonin iniciativat dhe politikat e PD në vendet dhe shtetet ku jetojnë e punojnë. Forcat e Diasporës dhe emigracionit është e jashtëzakonshme për lobimin e çështjeve shqiptare.
Pra, PD duhet të filloje të krijojë një rrjet diplomatik informal më përfaqësues të saj në Diaspore e emigracionin. Kjo është shumë e domosdoshme edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, përderisa shërbimi aktual diplomatik siç duket nuk është në gjendje ta bëj një gjë të tillë.
Një çështje tjetër mjaft interesante e PD është çështja e koalicioneve. Aktualisht me bindje mund të them, se PD nuk ka koalicion opozitar. Realiteti aktual politik shqiptar i ka nxjerre jashtë loje “partickat” e vogla që kanë ngrënë për 20 vjen mbi kurrizin e PD dhe demokratëve vërtetë. Nevoja e një fronti të ri opozitar duhet të bej që PD të kërkojë forma të reja të opozitarizmit që jo patjetër duhet të identifikohen me subjekte politike.
PD, duhet të përcjell mesazhin, se është gjithëpërfshirëse duke afruar rreth vetës cdo qytetarë që është në opozitë me këtë Qeveri, pavarësisht bindjeve politike që kanë pasur në të kaluarën ose faktin se nuk kanë pasur asnjëherë asnjë bindje politike.
Realiteti i sotëm politik është i tillë që PD i ka të humbura betejat parlamentare për shkak të numrave e për këtë arsye duhet të kërkojë mënyra të tjera jashtëparlamentare. Kjo sigurisht nuk do të thotë protesta apo luftë siç mund të besojnë disa.
Demokracia ka lindur nëpër sheshe e rrugë. Atje ku realiteti social preket nga afër. Kjo do të thotë, se Basha duhet të vazhdojë një turn takimesh në të gjitha qytetet e të dëgjojë alternativën e qytetarëve, të dëgjojë problemet e tyre si dhe të përpiqet që bashkë me përfshirjen e tyre tu jap përgjigje efikase.

Leave a Reply