PD nis nga Lezha mbledhjen e firmave për referendum popullor për reformën administrative

Home » Aktualitet » PD nis nga Lezha mbledhjen e firmave për referendum popullor për reformën administrative

By Redaksia on August 27, 2014. No Comments

PD nis nga Lezha mbledhjen e firmave për referendum popullor për reformën administrative

Partia Demokratike ka nisur nga Lezha mbledhjen e firmave për referendum popullor për reformën administrative. Kjo iniciativë vjen menjëherë pas vendimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për të rikthyer në Kuvend, ligjin për reformën administrative. Për kreun e demokratëve, Paulin Marku, kundër ndarjes së re territoriale, janë edhe këshillat shumëpartiake komunale në qarkun e Lezhës.
“Në rrethin e Lezhës është një ndarje diskriminuese, pasi kanë përfshirë dhe ndarë shumë zona, siç janë zonat me besime dhe etni të ndryshme, të cilat i përkasin traditave dhe zhvillimeve të ndryshme ekonomike, janë tradita që kanë pasur një emër dhe një histori, siç është bregu i Matit dhe normalisht, të gjitha këto nuk mund të jenë në një njësi vendore, sepse shkon shumë larg shërbimi ndaj qytetarëve”, u shpreh Marku.
Paulin Marku deklaroi se në PD e Lezhës janë zhvilluar mbledhje të njëpasnjëshme dhe është arritur në përfundimin se kufijtë vendorë nuk mund të ndryshohen, pasi shkelet Kushtetuta.
“Unë si sekretar i PD-së, bashkë me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e njësive vendore, jemi mbledhur, kemi diskutuar dhe kemi dalë në konkluzionin se me këtë lloj ndarjeje kemi shkelje të Kushtetutës pasi në nenet e saj është përcaktuar shumë qartë se nuk ka të drejtë askush të ndryshojë kufijtë vendor jo në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Sipas demokratëve lezhjanë, mënyra e ndarjes territoriale është paradoksale, pasi nuk shpjegohet se kush janë kompetencat e kreut të njësisë vendore apo mënyra e zgjedhjes së këshillave. Nisur nga këto amullira, të djathtët kanë deklaruar se nuk do ta njohin ndarjen e re administrative”, u shpreh Marku.

 

Leave a Reply