Perseri skandal/Noka: U kap me 200 kg heroine, Rama i beson lojerat e fatit

Home » Aktualitet » Perseri skandal/Noka: U kap me 200 kg heroine, Rama i beson lojerat e fatit

By Redaksia on August 23, 2014. No Comments

noka_23_gusht
Deputetit i Partisë Demokratike, Flamur Noka me anë të një deklarate për mediat ka denoncuar Ramën për inkriminimin e administratës. Sipas Nokës personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit për vendet dhe postet kyçe në administratë.

“Inkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç. Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit. Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të cilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit.

Nalton Jacaj ishte tregtar konfeksionesh, dhe në vitin 2009, në Stamboll, në maunen e tij kishte ngarkuar 200 kilogramë heroinë. Kapja e Jacajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka qënë lajm i bujshëm në atë kohë. Kemi këtu të printuara lajmet e mediave kryesore të vendit mbi këtë aksion të policisë së Stambollit. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, një nga emërimet e para në drejtorinë e Lojërave të Fatit ishte pikërisht Nalton Jacaj.

Ky i fundit, plotëson edhe një kriter tjetër, është i afërmi i një prej senatorëve të Partisë Socialiste, i cili herë pas here, sa herë e lyp nevoja, sulmon opozitën. Kjo është një dëshmi tjetër, se sa boshe dhe e rrejshme është retorika e Edi Ramës për shanset e barabarta, për meritën, për konkursin e vendeve të reja të punës në administratë. E vërteta është se vendet në administratë janë zënë, dhe postet kyçe janë rezervuar për trafikantët e drogës.

Leave a Reply