Politika dhe qeverisja – pushtet apo shtet

Home » Aktualitet » Politika dhe qeverisja – pushtet apo shtet

By Redaksia on August 1, 2014. No Comments

1077487_571501616232023_1038484093_oNga:Msc.Lulëzim CUKA

Ideologjia është aplikuar në fushat e sociologjisë, filozofisë, shkencës dhe politikës. Në ditët tona duhet të shikojmë gjurmë të thella të tendencës ideologjike, për të shfaqur një ndjenjë qeverisje, për popullin, dhe jo një tendencë për të kërkuar pushtet, dhe për të bërë shtet, duke vepruar padrejtësisht mbi të.
Politika përbën faktin më të rëndësishëm që përcakton thelbin e qeverisjes, për të pasur shtet nuk duhet pushtet, por qeverisje, një qeverisje e mirqeverisur e bën një shtet të frytshëm dhe ambicioz për të vazhduar në rrugën e ideologjisë integruese.
Ideja fikse e ideologjisë duhet të bazohet në përpjekjet krahas industrializimit, urbanizmit dhe racionalizimit, ku epoka moderne duhet të lindë. Synimi i kësaj epoke duhet të tërheq vëmendjen ndaj faktit se qeverisja demokratike duhet të qeveris mbi baza demokratike, morale, dhe konstruksionaliste.
Qeverisja duhet të japë frymë drejt një progresi, integrimi, tendence, ideologjie, për të bërë shtet, dhe jo pushtet mbi të papushtetshmit. Jo qeverisje ekspansioniste, denigruese, urzurpatore, dallim ngjyre, anti ideje, duke cënuar çdo të drejtë që gjithsecili ka dhe e shpreh në bazën për të kontribuar në mirqeverisjen e kombit, atëherë mund të themi se kemi të bejmë me një “komb shtet”.
Luftrat e egra për pushtet dhe trazirat ekonomike, kanë krijuar shoqëri të dëshpëruar, egoiste të pashpirtë, alergjike ndaj politikës.
Shqetësimi më i madh i politikanëve është kërkesa për tu zgjedhur në misione të tilla, ndërsa karakteristika e tyre më e dukshme është ambicia e tyre e pacak për kërkimin e pushtetit, jo për të bërë shtet, por ç’shtetëzim e atij shtetit për të pasur pushtet, mbi palët.
Problem më i madh me të cilën përballet sot shoqëria moderne nuk është problem ekonomik, social, por problem i etikës politike,që domosdoshmërisht sjell të gjitha problemet. Është e pamundur për një komb të cilit I mungojnë shtyllat etike të qëndrojë në këmbë.
Fajtorët për këtë janë politikanët, të cilët nuk kanë mbajtur përgjegjësi për politikbërjen e tyre, ekonomistët të cilët pretendojnë se uljet e ngritjet  e ekonomisë nuk ndikojnë drejtpërdrejt në parimet etike, sistemet e qeverisjes dhe të gjithë të tjerët të cilët nuk bëjnë dallime midis dijeve të mira dhe të këqia, duke mbyllur njërin sy ndaj gjërave të cilat janë më të dëmshmet e shoqërisë.
Çdo kredi tregon dobësinë e shtetit, dhe paaftësinë e liderit për të bërë shtet. Që populli ta njoh dhe ta dojë qeverisësin e tij, duhet ti flasë në mënyrën më trasparente, për çdo çështje që ka të bëjë dhe lidhet drejtpërdrejt me popullin,sepse vetëm ky është mjeti që mund ta përforcoi, politikën – me qeverisjen, pushtetin dhe vendosjen e një shteti.
Në një periudhë të tillë të errët, kur kundërshtitë janë gërshetuar, kur në pjesë të ndryshme të shoqërisë kaosi ka kaluar çdo lloj kufiri, kur veprimet e errëta me origjinë të ndryshme kanë errësuar pamjen e tokës, kur çfarë është poshtë, ka mbizotëruar me çfarë është lart, kur polemikat dhe dialektikat janë bërë aq të shumta dhe popullore, kur jetët e të tjerëve janë bërë si ushqim për ekzistencën e dikuj tjetri, kur shpirti i bashkimit është tronditur dhe grupimet e ndryshme janë thërmuar ngado,shteti ka nevojë për një mirqeverisje.
Politika nuk ka dhënë rastin asnjëherë të qartësojë opinjonin publik, por vetëm na ka dhënë rastin e polizimit, duke ndikuar në aktet tona.
Është një e vërtetë e hidhur që vendi i qeverisur që pas rënies së regjimit më të egër komunist, është zhytur drejt një denigrimi duke u futur në kaos. Për shumë arsye si pasojë e formimit të kushteve negative si prapambetja ekonomike, ndarjet politike dhe sociale.
Natyrshëm mund të na lind pyetja: Çfarë duhet të bëjmë ne, çfarë duhet të bëjnë të tjerët, në mënyrë që t’i shmangemi kësaj rrjedhe ngjarjesh? Ato për të cilat kemi nevojë, janë ndryshimet rrënjësore, të cilat duhet të fillojnë që nga bazat e shoqërisë.
Ndaj sot,si asnjëherë më parë kahu i majtë politik,i ka numrat,i ka të gjitha mundësitë për të bërë gjithçka në të mirë të atdheut dhe kombit,ka pushtet për të bërë shtet,dhe jo për ta shfrytëzuar atë si pjesë e një rrethi të ngushtë politik,për interes të dajës apo të njerkës,duke i dhënë fund ngërçit politik që ka kapluar vëndin që në 23 vite demokraci.
Duhet pranuar se shteti do të mund të ishte i palendueshëm dhe i përhershëm, sikur të bazohet në parimet e ligjit, dhe qeverisjes.
Vetëm një ndryshim i plotë dhe radikal mund të na shpëtojë nga katastrofa. Për këtë qëllim nevoiten dy gjëra:
E para kryerja e revolucionit në institucione dhe e dyta në vlera tona.
Në shekullin XXI ndihet nevoja për masa të cilat do të nxisin mirbesimin mes shoqërive të ndryshme. Në mënyrë që shteti demokratikë të funksionojë, vlerat nacionale dhe etike duhet të bashkëekzistojnë midis tyre duke shkëmbyer idetë dhe vlerat që ato mbartin në vetvete.
Më shumë se të thotë qeveria, “populli im”, ka rëndësi të shprehet populli për të duke e quajtur “qeveria ime”.

Leave a Reply