Pse nuk ma mbushin mendjen protestat kunder Fullanit?

Alban DaciAlban Daci

Se pari, ne menyre te gabuar drejtohen vetem nje personi, ne rastin konkret kunder nje Governatori. Fullani eshte pjese e sistemit, dhe nese ai ik, hyne ne burge, vetem nje mushkonje hiqet nga nje vend qe eshte i gjithi i infektuar me mushkonja. Se dyti, ky eshte nje skandal me perrmasa te medha qe ka perfshire te gjithe politiken, pa dallime ideologjike.
Prandaj, protestat e qytetareve duhet nuk duhet te jene vetem per te kerkuar drejtesine kunder nje personi, i cili me siguri do te jete kurban ne emer te gjitheve, por ceshtja nuk zgjidhet.
Kerkesat, nese shqiptaret kane guxim, duhet te jene kunder te gjithe sistemit, gjithe politikes, e cila per shkak te ciklit te vete te gjate eshte e kalbur tashme, e shterpe ne ide, pa vullnet per te punuar dhe e implikuar ne korrupsion.
Rotacioni nuk eshte shpikur kot ne demokraci, sepse lufton korrupsionin dhe elementet e korruptive.
Politika shqiptare ka 20 vjet qe eshte ne pushtet dhe gjithmone me duart ne qyp, ne, me besimin tone qorr i kemi bere te jene te korruptueshem e te qete.
Prandaj, keto protesta per sa kohe do te jene vetem kunder Fullanit nuk ma mbushin mendjen!