Rama ndan Shqiperine ne Jug e Veri

Home » Aktualitet » Rama ndan Shqiperine ne Jug e Veri

By Redaksia on August 16, 2014. No Comments

largea_largea_92224_114081331341408134823
Kryeministri Edi Rama garantoi sot se pas “LungoMares”, projekti për Vijën Bregdetare të Vlorës, projekte të tjera madhore do të celen për zona të tjera në jug. Në rrjetin social, Twitter dhe Facebook, kryeministri bën me dije se “Pas projektit të Vijes Bregdetare të VL së shpejti konkursi për projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë.
Rreth 3 orë nga ky publikim, Rama shton se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur’.
Rama shton me tej se “Projekti RAB nje baze per programin e ti te zhvillimit ekonomik te Himares se Rilindur nga ndarja e re territorial”.

E meqënëse këto janë bërë të ditur në rrjete sociale ku kryeministri është tepër aktiv me postime, miqtë virtualë i kujtojnë kryeministrit se Shqipëria nuk është vetëm Jug.
“Kur do merresh me Veriun more Edi”, shkruan një prejt tyre. Dikush i kujton Rrugën e Arbrit dhe shumë të tjerë Shkodrën, Velipojën.
Plot shqetësim kanë qenë dhe komente mbi rrugën në hyrje të Pogradecit, aks që prej 2 vitesh ka vështirësuar turizmin tepër në këtë qytet.
Por ka dhe shumë nga miqtë virtualë që e inkurajojnë kryeministrit në projektet që ka publikuar, por nuk mungojnë dhe fjalë fyese dhe plot ofendime.

Leave a Reply