Rama ne shtator ne Beograd. Qellimi i vizites sekret

Home » Aktualitet » Rama ne shtator ne Beograd. Qellimi i vizites sekret

By Redaksia on August 26, 2014. No Comments

Edi_rama-PS
Kryeministri i Shqipërisë do të vizitojë Beogradin muajin tjetër. Mediat serbe shkruajnë se tashmë në kabinetin e qeverisë Rama ka mbërritur ftesa e kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ndërsa pritet që të caktohet vetëm data e saktë se kur do të jetë kjo vizitë.

Kryeministri Rama ka pasur në plan të zhvillojë një vizitë në Beograd disa muaj më parë, por është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u zhvilluan në muajin mars në Serbi. Edi Rama do të jetë kryeministri i parë shqiptar i cili do të vizitojë Serbinë pas 7 dekadash. Në 1947 Enver Hoxha vizitoi Beogradin, si i ftuar nga Josip Tito.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas” në muajin prill të këtij viti kryeministri Edi Rama shprehet se vizita e tij në Beograd do të realizohet në kohën e duhur, duke shprehur njëkohësisht mirëpritjen që i ka bërë kësaj ftese. Gjatë intervistës Rama flet për një bashkëpunim të ri me vendet e rajonit, ndërsa vlerëson marrëveshjen historike mes Serbisë dhe Kosovës, si një simbol të erës së re ballkanike. ne shtator ne Beograd

Leave a Reply