Reagon Mirdita-200 banorë në protestë ndaj firmës turke

Home » Aktualitet » Reagon Mirdita-200 banorë në protestë ndaj firmës turke

By Redaksia on August 1, 2014. No Comments

Mirditë, 200 banorë në protestë ndaj firmës turke

Paraditen e sotme rreth 200 banorë dhe punonjës të Mirditës, kanë dalë në protestë në HEC-in e Qafë Mollës, ku humbën jetën dy ditë më parë 3 persona si rezultat i kushteve të sigurisë në punë.
Protesta e banorëve dhe punonjësve mësohet të jetë ndaj firmës turke “Efato Glu”, të cilët janë larguar pa dhënë asnjë sqarim për tragjedinë.
Një ditë më parë, u shprehën para kamerave, se kushtet në të cilat punohet në këtë firmë janë ekstremisht të vështira, ku sipas tyre ato nuk plotësojnë as kushtet minimale të sigurisë, çka janë bërë shkak i tragjedisë së paralajmëruar.

 

Leave a Reply