Reforma ne arsim me dy standarde- Rasti i Vitrines

Home » Aktualitet » Reforma ne arsim me dy standarde- Rasti i Vitrines

By Redaksia on August 10, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci 

Heshtja e ka pllakosur reformen e arsimit, qeveria flet pak ose fare ne lidhje me te ardhmen e universiteteve private. Pak flasin ose heshtin mediat ose analistet, te cilet jane ne sherbim te pushtetit e Qeverise.

Ndoshta, heshtja ka pllakosur median, se universiteti i Henri Cilit ashtu si pritej nuk do te mbyllet. Imagjinojeni sikur universiteti i Henrit do te mbyllej, do te ishte bere hataja, ABC, KLAN e kohet e fundit edhe Top Channel nuk do te kishin pushuar se ftuari neper studio Henrin, i cili me reagimin e tij do te kishte detyruar doreheqjen e MInistres se Arsimit, mosaprovimin e reformes si dhe pse jo edhe mundesine per renien e Qeverise.

Reforma duhet te jete gjithe perfshirese e duhet te jete e barabarte per te gjithe. Nuk mund te kete ca te njekres, ca te halles, ca te nenes e ca te tjere te babes. Po ja qe ne Shqiperi edhe kete radhe nuk mund te ndodhte ndryshe. Ai qe eshte opozitar me pushtetin eshte i destinuar te ndeshkohet, ose ai qe eshte me i dobet eshte i destinuar te vdes. Ky eshte parimi qe ka shoqeruar gjithmone zhvillimet e Shqiperise qe ne vitin 1912.

Skandali duhet ta shoqeronte edhe protagonistet e kesaj reforme qe Qeveria e ka cilesuar historike, nuk kane te sosur faktet se Drejtoresha e Departamentit te Juridikut ne Ministri te Arsimit na paska nje Diplome Doktorature false. E pastaj! Na qenka qameti! Shqiperia e shqiptaret jane mbushur me diploma false qe ne fillim te viteve ’90 e deri me sot.

Ti marrim pak shtruar dy standardet e kesaj reforme. Te gjithe e dime se si funksionon Universiteti i Tiranes e sidomos Fakulteti i Drejtesise. Te gjithe e dime sa mesim behet aty, si kalojne ne provime apo si sigurojne nota te mira.

Gjithashtu, te gjithe e dime se si jane punesuar pedagoget e ketij fakulteti, jane te gjithe militante te Pushtetit. Nderrimi i pushtetit shenon edhe nderrimin e stafit akademik. Ato qe nuk levizin asnjehere jane pikerisht militantet e LSI, e cila eshte gjithmone ne pushtet. Kush mund te me thote nje konkurs te mirefillte qe ka bere Fakulteti i Drejtesise per rekrutimin e stafit akadamik? Po le ta leme kete aspekt sepse kete e dime po le te bejme nje krahasim tjeter. Fakulteti i Drejtesise eshte nuk ka as hapesira te pershtatshme as per mesimdhenien.

Ndersa tani le te flasim per Vitrinen, i cili sipas standardit shqiptar eshte i vetmi qe ka nje kampus universitar e kete “lluks” nuk e ka as Universiteti i Tiranes, apo univesitete si Marin Barleti, i Mesdheut apo ku ta di une. Pastaj, persa i perket stafit akademik, ne te gjitha universitetet shqiptare qarkullojne te njejtet persona, qe japin mesim si ne shtetetore apo ne privat. Qarkullojne edhe ata qe kane diploma te pamerituara, te blera.

Atehere kush na qenka standardi qe benka dallimin? Te vetmin difekt qe Vitrina ka per realitetin shqiptar, eshte se pronari i saj, i cili mund te kete shume difekte ashtu si cdo njeri, ka vendosur te hyj ne politike, por duke mos u servilosur apo me i pajtuar me asnje. Pra, ky eshte mekati i vetem i Vitrines e per kete e kane denuar me mbyllje. Ndoshta, pronari i Vitrines qe ka ide shume inovative per marketing, ndoshta eshte me i mire ne kete fushe ne Shqiperi, po ti kishte vene keto te aftesi ne sherbim te pushtetit, ashtu sic ka bere Cili me shoke, jo vetem qe nuk do te ishte mbyllur por do te kishte gjetur edhe donatorar.

Megjithate, Vitrina nuk eshte as me mire as me keq se ata qe do te mbyllen ose me ato universitete qe do te qendrojne te hapur. Madje, Vitrina ka bere te mundur qe shume vajza e djem qe vijne nga familje te varfera te rretheve te kene mundesi te shkollohen kundrejt nje kosteje te ulet.

Ndoshta, kjo eshte edhe nje arsye me shume qe po e mbylllin, sepse ka bere nje konkurrence te forte ne treg e tregu duhet te monopolizohet vetem nga njerezit qe kane lidhje me pushtetin. Reforam e shteti e sidomos ne arsim nuk mund te jete me dy standarde e nuk mund te jete gjithmone e orientuar negativishte, pra me mbyllje. Kjo Qeveri me duket se ka fobine e recesionit, mbyllje aktivitetesh e vende pune. Sa vende pune mbyllen me Vitrine e ka llogaritur shteti? Po me parate qe kane investuar aksioneret tek Vitrina cdo te behet? Shteti ne vend qe t’i mbyll keto universitete qe nuk kane kerkuar as buke e as uji shtetit, ai duhet te gjej nje mundesi per ristandardizimin e tyre duke zbatuar konkurrence e lire e trajtimin e barabarte.

Leave a Reply