Rilindja dhe iluzionet e nje meritokracie te humbur

Home » Aktualitet » Rilindja dhe iluzionet e nje meritokracie te humbur

By Redaksia on August 16, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci

Shume te ri, te reja e te pa shprese besuan tek Rilindja e Rames, se do te shkonte ne vend nderi e merita e do te gjenin pune te ndershmit e te zotet. Personalisht nuk e kam pasur asnjehere kete iluzion, sepse njihja mire PS, por me shume njihja aleatin e PS, LSI.
Une, jam nder te paktet ato te rinje qe ndoshta edhe ne kundershtim me familjen time, nuk e kam dorezuar asnjehere dosjen time per te pune ne institucionet shteterore. Nuk e kam dorezuar, sepse e njihja realitetin e nuk doja t’ia lejoja vetes te talleshin me investimin tim intelektual.
Nuk e kam dorezuar, sepse ato qe do te merrnin dosjen time nuk kishin as kualifikimin per ta lexuar e kuptuar dhe jo me per ta vleresuar.
Familja ime ashtu si shume familja shqiptare kishin iluzionin qe me ardhjen e PS ne pushtet gjerat do te ndryshonin e do te hynin ne pune ato qe meritonin.
Une, e njihja mire realitetin dhe pranova te largohem. Pranova te largohem, sepse nuk doja te identifikohesha me kete Qeveri, qe do te ishte njelloj si te tjerat e nuk doja qe militantet te talleshin me personalitetin tim. Shpejt u vertetua qe sistemi i punesimit ishte po i njejten, militante, para, farefis e shantazh seksual.
Pak shqiptare e vrasin mendjen per te pare se cfare modelesh punojne ne institucionet shteterore. Eshte nje tmerr i vertete, me diploma false, me precedent penal, me diploma te blera se edhe pa diploma fare. Pak kohe me pare Kokedhima u ankua se po e bezdisin per punesim. Po tani cdo te thote pas skandalit qe nje anetare i PS duke perdorur shtetin kerkon marredhenie seksuale me te mituren ne kembim te punesimit te se jemes. Ku eshte ideali i PS per meritokracine? Ku eshte ideali i PS per punesimin e 350 mije vendeve te reja te punes? Eshte nje turp per ne shqiptaret qe qeverisemi me keto palaco! Eshte nje turp per ne shqiptaret qe e pranojme nenshtrimin pa kushte!

Leave a Reply