Rinia është një talent në vetvete–një talent i bekuar

Home » Aktualitet » Rinia është një talent në vetvete–një talent i bekuar

By Redaksia on August 14, 2014. No Comments

grida-271x300Nga Grida Duma

Dikur dhe jo shumë kohë më parë shoqëria respektonte kultin e më të vjetrit, kultin e më të moshuarit, eksperienca dhe trashëgimia e të cilit siguronin të mësuarit për jetën. Epoka jonë gjithmonë e më tepër po ndërton kultin e rinisë. Kulti i rinisë, të mbetesh gjatë gjithë jetës i ri është kthyer në domethënien e mirëqenies së jetës. Sot të gjitha përpjekjet; që nga estetika deri tek teknologjia dhe informacioni, po kontribuojnë në kultin e njeriut që kërkon të jetojë gjithë jetën në rini. Sigurisht të jetuarit si i ri nuk barazon me të dukurit i ri… gjendja në rini është një gjendje që I thërret shpirtit të jetës, është kulturë jete, thënë më mirë vjen si etapë e kulturës njerëzore.

Simbolika e ditëve të shënuara si kjo e Ditës Botërore të Rinisë shërben të na tërheqë vëmendjen më shumë në fenomene të rëndësishme të rinisë sonë shqiptare. Ndërsa bëja ecjen e darkës përreth banesës së familjes sime në New York, dhe të rinjtë amerikanë me veshje sportive vijonin vrapin e pasdites, mendoja për ato shumë të rinj shqiptarë që ndoshta qëndronin ulur në kafene duke harxhuar orë të tëra me biseda rutinë. I imagjinova ata teksa ironizonin me humor ndodhitë, miqtë e tyre apo atë çka ndodh në realitetin e tyre dhe jashtë tij, e sigurisht nuk i munguan imagjinatës dhjetra momentet kur seicili prej tyre vijon të shohe aparatin celular dhe humb vëmendjen nga tavolina.

Në epokën e re ku teknologjia zëvendësoi punën e rëndë, ku teknlogjia e informacionit ka zëvendësuar miqësinë reale, ku të lexuarit ka humbur peshë dhe zëvendësohet me video projeksione dhe dokumentare, e gjithë bota ka problem se si të mbajë të motivuar brezin e ri për të kuptuar vlerat natyrale të jetës. Sadisfaksionin e bërjes dhe të fituarit të gjërave edhe vështirë.

Ndërkohë që këto mbeten pyetjet e botës perëndimore, pyetjet për botën tonë shqiptare janë shumë më të rëndësishme. Kur them më të rëndësishme është jo thjesht për fatin e tyre por sepse nëse sot për Shqipërinë ndoshta nuk është ende rinia timonieri i historisë së vendit, duhet të jemi të sigurt që sot rinia është fryma, është era e deteve ku lundron anija e historisë sonë. Është e paimagjinueshme se sa shumë do kenë përgjegjësi për historinë këto breza të sotëm, sot kur Shqipëria nuk ka më sfidën e “punëve të brendshme” por atë të lundrimit në detin e hapur të vlerave të demokracisë perëndimore. Në detin e alternativave dhe jo të mbijetesës së thjeshtë.

E më vjen ndërmend John Wooden, ndërsa thotë …të rinjtë kanë nevojë për modele dhe jo për kritika….Askund s’ka qenë e thjeshtë, askund s’ka qenë e lumtur… por kurrë s’do të jesh në askund nëse ke modele….

Leave a Reply