Ristani: Skandali Kokëdhima, të ndalet presioni ndaj viktimave dhe manipulimi i rrethanave

Home » Aktualitet » Ristani: Skandali Kokëdhima, të ndalet presioni ndaj viktimave dhe manipulimi i rrethanave

By Redaksia on August 16, 2014. No Comments

Ristani: Skandali Kokëdhima, të ndalet presioni ndaj viktimave dhe manipulimi i rrethanave

Deputeti demokrat Arben Ristani me anë të një deklarate për mediat ka kërkuar nga  policia dhe prokuroria të ndalojnë tentativat për manipulim të çështjes. Neës 24, ka lajmëruar transmetimin në 19.00 të videos ku njeriu i Koço Kokëdhimës kërkon favore seksuale në këmbim të punësimit.
“Partia Demokratike denoncon skandalin që po ndodh, pas lajmërimit të transmetimit sonte në orën 19.00, nga neës 24, të një video, ku sipas këtij televizioni, sekretari i deputetit Koco Kokëdhima, është kapur në flagrancë duke kërkuar favore seksuale, për emërimin e një gruaje në punë. Po ndërkohë që pritet transmetimi i kësaj vidoeje, një skandal edhe më i madh po ndodh, ku gjithë strukturat e qeverisë janë angazhuar me presione dhe mjete të tjera për të bërë të mundur manipulimin e rrethanave. Ministri i Brendshëm ka telefonuar autorin e emisionit Artur Cani. Policia ka shoqëruar në orët e vona të natës gruan dhe vajzën e saj, për të cilën, njeriu i Kokëdhimës, ka kërkuar favor seksual.
Po ashtu, sipas burimeve tona, deputeti Kokëdhima është përfshirë menjëherë në këtë histori, duke kërkuar që ai vetë të flasë me viktimat e poshtërimit njerëzor, nga njeriu i tij i besuar. Gruaja që ka kërkuar punë, dhe vajza e saj, marrin vazhdimisht kërcënime në telefon. Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit të reagojë menjëherë, të marrë në mbrojtje viktimat, të ndalojë presionin dhe torturën ndaj tyre.  I kërkojmë Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin, dhe të mos bëhet palë me perversët seksualë që dhunojnë qytetarët.
I kërkojmë Prokurorisë së Shtetit, të ndërhyjë menjëherë dhe të ndalojë këtë maskaradë që po ndodh ditën për diell, ku beu pervers i Sarandës dhe i Jugut, krahu i djathtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, me manjakët e tij, kërkon të mbyllë çështjen. Presionet e deputetëve socialistë, të Ministrit të Brendshëm dhe strukturave të policisë ndaj minorenëve dhe prindërve të tyre janë një e keqe shumë e madhe që duhet të ndalet sa më parë”, u shpreh Ristani.

 

Leave a Reply