Sapo kalon Llogaran- Mire se erdhet ne Greqi

Home » Aktualitet » Sapo kalon Llogaran- Mire se erdhet ne Greqi

By Redaksia on August 23, 2014. No Comments

IMG_339026971004

Kasem Hysenbelli shkruan, Drejtor i News 24 shkruan permes nje statusi ne fb ne lidhje me nje ceshtje te vjeter mund te themi, me faktin qe ne territorin shqiptar ne kundershtim me ligjet tona rrjeti telefonik eshte i mbyluar nga operatoret e fqinjeve sipas zonave kufitare. Sapo kalon Llogaran ne celularin e cdo shqiptari vjen nje mesazh “Welcome tona Greece”. Gjithashtu sa futesh ne Shupenze ne Diber te vjen sms “Welcome to Macedonia”. Z. Hysebelli me te drejte kete ceshtje e lidh edhe me sovranitetin territorial shqiptar.

Kaesm Hysenbelli: “HESHTJE. Welcome to Greece! Sapo kalon Llogarane,nga nr 134 vodafone te vjen sms: Welcome to Greece! Shume mire. Menjhere te vjen ndjesia se paspak duhet te besh gati pasaporten per kalim kufiri. Ne fakt nuk eshte keshu. Valet e vodafone greke zvendesojne valet vodafone shqiptare. Ne jemi mesuar te na vjedhin,se na vodhen pak dhe greket nuk u be qameti,qeveria na qeth,greku na fut nje te rruar. Nuk can koke e qethura nga te rruaret.Une, nuk jam nacionalist ekstrem, por dhe jo aq internacinalist modern,por e dua vendin tim,me pelqen cdo gje te jete ne vendin e vet.
Eh kjo nuk shkon fare. Ne kete qafe ka kaluar cdo vit per te thyer rekordin ne not ishkryeministri,mbreme kaloj kryeministri, cdo vit kryeparlamentari dhe shpesh here deputetet. Jam kurioz te di:cfare ndjesie kane keta politikane kur u vjen sms: Welcome to Greece! Une di se si ndihen camet ,apo ata qe jane kthyer e keqtrajtuar ne shtetn helen ….Heshtja eshte ilaci me i mire. “Kemi qene mire,kur ishim keq”.

Leave a Reply