Shkupi vazhdon të sllavizohet

Home » Aktualitet » Shkupi vazhdon të sllavizohet

By Redaksia on August 7, 2014. No Comments

imagesAkoma në Shkup do të ngrihen përmendore. Mirëpo ata, do të jenë veç maqedonase, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Bëhet fjalë për mbi 10 statuja, të cilat pritet të ngrihen pranë bibliotekës dhe gjykatës, një pjesë e qytetit e banuar më së shumti nga shqiptarët. Të gjitha figurat që do të ngrihen do të jenë vetëm maqedonase:  Partenija Zografski, Kiril Pejcinovic, Hristofer Zhefarovic, por edhe figura me origjinë shqiptare, e përvetësuar nga sllavomaqedonasit Joakim Krçovski. Nuk mjafton vetëm kaq, por projekti “Shkupi 2014” vazhdon të mbetet project shumë problematik, për shkak se pritet të marrë nga taksat e qytetarëve plot 1 miliardë euro. Po ashtu, është meremtuar edhe përmendorja e Car Dushanit, një permendore shumë e kontestuar nga pala shqiptare. Dionis Xhafa

Leave a Reply