Shpresen na e kane vra, po na vrasin edhe guximin

Home » Aktualitet » Shpresen na e kane vra, po na vrasin edhe guximin

By Redaksia on August 2, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci 

Kohet e fundit jemi mesuar si shoqeri te thyejme record perballe skandaleve te nivelit te larte qe qytetaret e botes do te kishin djegur rruget e qytetet, kurse ne heshtim dhe rrime ne pasivitetin tone prej delje. Si shpjegohet qe ndodh nje skandal si ky i Bankes e askush nuk merr guximin te dale e te protestoje, te kerkoje kursimet e shqiptareve dhe te emigranteve shqiptare qe per 20 vjet i kane derguar ne Shqiperi e kjo fundit mbetet po njelloje, e varfer. Si ka mundesi asnje qytetare nuk merre guximin te dale ne shesh e te kerkoje leket e gjithe shqiptareve. Kjo politike 20 vjecare prej kohesh na ka vra shpresen per te ardhmen, por tashme na ka vra edhe guximin per te ekzistuar. E kuptoni se cfare po i ben kjo politike Shqiperise dhe jeten tone. Djali i Governatorit, nje “cun tirone” pa asnje kualifikim, pa asnje merite, pa asnje sakrifice, fshin djerset me prerje prej 500 eurosh, lahet me shampanje e ka nje koleksion me makina te shtrejta e ora lluksose. Madje, nuk e ka problem t’i reklamoje neper “fb” sikur t’ia kishte “bera baba”. E dini sa shqiptare kane mbaruar me rezultate te shkelqyera, qe jane financiere te shkelqyer neper bote e nuk mund te punojne ne Banken e Shqiperise, sepse aty kane 20 vjet qe karriket i kane zene femijet, mbesat, kusherinjte, motrat, vellezerit e politikaneve. E dini pse nuk i kerkon politika shqiptare doreheqje Governatorit, sepse ai mban ne pune femijet e tyre dhe gjithashtu fsheh situaten skandaloze ekonomike me shifra te fryra. Po mire se tashme e dime se kush eshte politika shqiptare, po ne si popull kur do te reagojme per te drejtat tona. E kuptoni cdo te kishte ndodhur ne Gjermani, Amerike, UK apo ne ndonje vend tjeter  po te kishte ndodhur ky skandal, tashme do te ishte arratisur Governatori e Qeveria do te kishte dhene doreheqjen permes protestave masive. Femijet e politikaneve, neobllokmenet e rinj, fshijne by… dhe fytyren me 500 euroshe, ndersa shqiptaret vuajne per buken e gojes. Turp qe e quajme veten qytetare e themi se ekzistojme, persa kohe kemi lene fatin tone ne doren e meshires mizore, te politikes antikombetare e antishqiptare.

Leave a Reply