Shqiperine nuk e shpeton Gjermania, por guximi per ndryshim politik

Home » Aktualitet » Shqiperine nuk e shpeton Gjermania, por guximi per ndryshim politik

By Redaksia on August 30, 2014. No Comments

1513826_581803695234257_2048387710_nAlban Daci

A thua problemin me te madhe e ka Shqiperia se sa eshte e gatshme te shitet nderkombetarisht duke gritur sa me lart pazarin. Praktikisht, Shqiperia qe nga 1990 eshte ne pazare nderkombetare, por ne keto 20 vite eshte shitur lire ose ka pasur raste kur eshte braktisur krejtesisht.
Askush nuk deshiron te bleje nje vend te semure. Shqiperia ka qene ne keto vite tranzicioni shume e semure. E semure ne ekonomi, e infektuar me korrupsion, e semure me destabilitet politik.
Shqiperia ne 22 vite ka shpresuar vetem ne ndonje shitje te fuqishme nderkombetare dhe ka lene pas dore kurat per tu sheruar nga semundjet e vazhdueshme te ketij 22 vjecari.
Tani, qeveria aktuale-ashtu sic bente Enveri sa here qe gjente kushqi te rinj pasi kishte humbur te vjetrit- po na e shet evenimentin e Berlinit si shpetimin e Shqiperise e te shqiptareve. Kjo eshte thjeshte propogante e poshtert dhe nuk ka asnje te vertete. Gjermania eshte shteti ku ligjet funksionojne me mire se ne cdo vend tjeter te Europes, ku ndeshkueshmeria nuk njeh dallime e ndikime te pushtetit. Politikanet gjermane historikisht kane nje vlere qe politikanet shqiptare kane 70 vite qe nuk e kane me, ndjenjen e patriotizmit dhe te krenarise te qenit Gjerman. Ky eshte celsi i suksesit te Gjermanise. Gjermania shpeton veten, ndihmon veten, por nuk mund te bej asgje per semundjet e Shqiperise. Cfare mund te bej Gjermania per korrupsionin tone? Cfare mund te bej Gjermania per politikanet mafioz shqiptare qe ashiqare na vjedhin e as nuk duan ta dijne per asgje? Cfare do te beje Gjermania per vrasjet te stilit mafioz? Cfare mund te bej Gjermania per skllaverine e punetoreve? Cfare mund te bej Gjermania per CEZ qe ne bashkepunim me pushtetin na vjedh me fatura e dritat ndalen ne zonat turistike? Cfare do te bej Gjermania per shkaterrimin e Durresit? Cfare do te bej Gjermania per faktin se Parlamentin e kemi me trafikante e Qeverine me diploma te blera? Cfare do te bej Gjermania per shkaterrimin e Bulqizes, per vjedhjet e Mirdites, per shkaterrimin e pyjeve, per rrenimin e Lures? Cfare mund te bej Gjermania per Fullanin? Cfare mund te bej Gjermania Ditelindjen e sheikut Meta? Cfare do te bej Gjermania per rrenimin e shedentesise, per shkaterrimin e policise? Cfare mund te bej Gjermania per kodin zgjedhor antikushtetues e per gomeret qe partite politike i dergojne si deputet ne Parlament? Cfare do te bej Gjermania per vaferine ekstreme, per papunesine? Cfare mund te bej Gjermania per miliarda dollare qe pushteti i vjedh nga pasurite kombetare ne interesat e xhepave te tyre e ne dem te qytetareve te thjeshte? Cfare mund te bej Gjermania per pedofilin qe te jep pune ne kembim te seksit? Gjermania nuk mund te bej asgje! Shqiperia ka nevoje per ndryshime rrenjesore te brendshme politike, per nje mendesi te re te berit shtet. Shqiperia ka nevoje per rotacion elitash per njerez qe jane te gatshem edhe te sakrifikohen ne sherbim te institucioneve shteterore e te drejtesise.

Leave a Reply