Shqiptaret ne Maqedoni vazhdojne te diskriminohen

Home » Aktualitet » Shqiptaret ne Maqedoni vazhdojne te diskriminohen

By Redaksia on August 21, 2014. No Comments

shqiptaret_Maqedoni

Dionis Xhafa

Jeta politike e shqiptarëve në Maqedoni vazhdon të jetë e trazuar. Kështu kanë vlerësuar njohës të cështjeve politike. Ata kanë thënë se kemi një parti në pushtet, BDI-ja e cila nuk ka arritur dot të implementojë si duhet të drejtat e shqiptarëve në përfaqësim sipas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e ndërsa e dobët është edhe opozita, PDSH-ja. Kjo e fundit është e dobët dhe ka pësuar edhe përcarja të brendshme. “Ndër shqiptarët e Maqedonisë jeta politike ka rënë në kolaps të thellë, ka ndodhur një desubjektivizim politik i turpshëm në rrafsh kombëtar, dhe kjo ka bërë që të bien në një hendek, në një rrëzomë të madhe “pozita” dhe “opozita” shqipfolëse në rolet e tyre institucionale të jetës parlamentare. Këto të dyja janë kthyer në NJË KORVETË (anije shoqërimi e një flote) të partive qeveritare maqedone (herë LSDM-së, herë VMRO-së), ndaj edhe të dyja bashkë faktikisht, me protestat e zhvilluara në Shkup e gjithandej ku ndodhen shqiptarë, ndodhi edhe delegjitimimi i tyre përfundimtar”, thekson për INA, publicisti Nijazi Muhamedi. Ai mendon se shqiptarët duhet të lidhen pas një trungu të vetëm politik, një ideje kombëtare dhe me të të plotësojnë të drejtat që iu takojnë në Maqedoni.

Leave a Reply