Si duhet ta lexojme aktivitetin e Ambasadorit Arvizu ne Shqiperi 

Home » Aktualitet » Si duhet ta lexojme aktivitetin e Ambasadorit Arvizu ne Shqiperi 

By Redaksia on August 15, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci  

Takimi i fundit i Ambasadorit Arvizu me Guvernatorin Fullani pak para se te merrej vendimi nga Keshilli Mbikqyres qe do te caktonte fatin e tij, ka bere qe te kete nje ser reagimesh ne rrjetet sociale e shume pak ne shtypin e perditshem.

Sigurisht cdo njeri ka etiken dhe te drejten e tij te shprehurit, por kur flitet per ambasador e sidomos te nje vendi mik si SHBA, ndoshta banalitetet dhe ofendimet duhet te rezervohen e sidomos kur keto mundohen te behen mbi baza raciale apo per te dhenat fizike.

Z. Arvizu ka bere ca akte qe kane hyre ne histori e ndoshta asnjehere nuk do te dihet qellimi i vertete i atyre akteve.

Z. Arvizu theu tabun e mori pjese ne numerimin final per Bashkine Tirane qe shpallen fitues z. Basha.

Ambasadori Arvizu cilesoi burre Shteti Berishen ne momentet me te veshtira te shtetit sic ishte 21 janari.

Arvizu shkoi ne Skrapar me Ilir Meten fajtorin qe prodhoi 21 janarin dhe tani u takua me Fullanit ku e gjithe Shqiperia e quan hajdut.

Asnje diplomat nuk ben aksione personale qe nuk pasqyrojne aksionet e vendit qe perfaqeson e per me teper kur kemi te bejme me SHBA.

Si duhet te lexojme aktivitetet e Arzvizus, si te tijat personale apo si te SHBA-ve. Disa komente qe jane bere ne fb pikerisht per takimin e Arvizus me Fullanin, jane mundur te argumentojne se e duan SHBA, sepse eshte simboli i demokracise boterore, por nuk duan Arvizun me aktivitetin e tij.

Shume shqiptare ngaterrojne jeten ne SHBA me diplomacine e SHBA. Amerika ka demokraci thuajse ideale ne vendin e saj, por nuk mund te thuhet se edhe diplomacia e saj eshte gjithmone demokratike e ne funksion te demokracise.

Politika e Jashtme e cdo vendi eshte nje politike interesash dhe keto te fundit nuk do te thote se jane gjithmone ne funksion te demokracise.

Amerika eshte nje shoqeri ideale, demokratike, por me orientim individual. Eshte pikerisht vlera i individualitetit qe ka prodhur demokracine dhe kapitalizmin ne SHBA. Shoqeria amerikane eshte e prirur me qene e izoluar dhe menefregiste. Keshtu ka mbetur qe kur SHBA arriten pavaresine. Keshtu deri ne fillim te Luftes I Boterore ishte edhe vete politika e SHBA, por kjo ndryshoje duke u bere nje politike globale.

Pra, sot kemi nje realitet, qe shoqeria amerikane ka mbetur demokratike, izoluar dhe ideale brenda kufijve shteterore e Politika e Jashtme e SHBA eshte politike globale, qe komunistet e kane quajtur imperialiste, kurse une do e quaja realiste me baza kapitaliste. Prandaj, duhet te themi se Ambasadori Arvizu kur eshte ambasador nuk eshte me qytetare i nje shoqerie te izoluar, idealiste dhe demokratike, por funksionari i shtetit me forte ne bote.

Arvizu ne SHBA nuk mund te dal me nje si Meta, te pije me te e te festoje me te, sepse Meta do ishte ne burg ose nje takim i tille do te kishte reagime te forta publike. Pra, ate qe mund te bejne politikanet e SHBA ne SHBA, nuk mund te bejne perfaqesuesit e Politikes se Jashtme dhe anasjelltas. Pra, aksionet e Arvizu nuk duhet te lexohen si aksione personale, por si aksionet e Politike se Jashtme te SHBA. Atehere shqiptaret duhet te pyesin se kush eshte politika e SHBA-ve ne Shqiperi?

Presidenti Obama ne mandatin e tij te pare dhe ne gjymsen e mandatit te tij te dyte, per shkak te presioneve nderkombetare si dhe per shkak te reagimit te brendshem te shoqerise, tentoi te thyente tabun e Kisinger ne Politiken e Jashtme, duke kaluar nga Politika Reale ne Politiken ideale.

Ne nje bote gjithmone ne ekspansion, ne lufte per tregje e burime te reja, Obama kerkoi te bente vetem paqe edhe pse te gjithe (shtetet rivale te SHBA) te tjeret kerkonin luften. Kryefjala e Obames ishte “paqe” e kjo beri qe Obama te gabonte ne Irak, ne Libi, te gjendej ne befasi ne Ukrahine dhe u ndalua ne kohen e duhur ne Siri.

Keto ngjarje e bene Obamen te kuptonte se idealja nuk ekziston mes shteteve. Prandaj, tashme mund te themi se Politika e Jashtme e SHBA eshte perseri e bazuar ne realitet, leksion baze i Kisinger.

Aktiviteti i Arvizu nuk mund te quhet demokratik nga ne shqiptaret, nuk mund te quhet demokratik nga qytetaret e SHBA, por eshte i drejte per Politiken e Jashtme te SHBA dhe per realitetin boterore.

Une, mendoj se parimi kryesor i SHBA ne Shqiperi eshte qe te mos kete trazira edhe pse cenohet demokracia. Keshtu mund te thuhet tashme edhe per rastin e Sirise, qe besoj jane te gatshem te lene rehat Sadat qe ky te jete me i forte per te luftuar SIS.

Amerikanet kane investuar shume per stabilitetin ne Ballkan. Nje Shqiperi demokratike, por jo stabile perkthehet ne nje Ballkan me trazira e jo stabel.

Prandaj, ne keto momentet SHBA nuk jane te interesuar per Demokracine shqiptare, qe e shikojne si nje proces shume te gjate, ose thuajse te pamundur, por jane te interesuar per stabilitetin e brendshem te Shqiperise.

Leave a Reply