Skandal/ Mami diplomate, BMW e shtetit per djalin ne Londer

Home » Aktualitet » Skandal/ Mami diplomate, BMW e shtetit per djalin ne Londer

By Redaksia on August 28, 2014. No Comments

Teuta Starova e ngarkuar me punë e shtetit shqiptar në ambasadën e Londrës. Një zonjë në pamje të parë hije rëndë, një zonjë e ngarkuar me punë për të mbrojtur dhe pasqyruar shqiptarët. Ajo nuk bëri asnjë gjë nga këto.

A thua se shtetit shqiptar i paguante një rrogë të majme dhe dietat që ajo të bënte kujdestaren e djalit të saj Arlindit të shkolluar në Londër dhe që më vonë ai të na delegohej si diplomat i ri shqiptar. Pafytyrësia nuk ka brirë. Zonja Teuta, e ngarkuara me punë një ditë të bukur për rehatllëkun e djalit të saj na lëshon dy autorizime me të njëjtin numër protokolli. Autorizimet bëjnë fjalë për përdorimin e makinave të ambasadës tonë në Londër me të cilat na duhej të shëtiste djali i diplomates. Më 30 mars të vitit 2011 kjo zonjë lëshon dy autorizime me të njëjtin numër protokolli, ku bën fjalë që përdorimi i këtyre makinave të përdorej në njërin autorizim nga 6 persona, ku përfshihej dhe djali i saj pa patentë dhe në tjetrin prej 5 personash që ishin staf i kësaj ambasade.

Shkelja e parë është autorizimi i një personi nga familja të udhëtojë me makinën e shtetit, duke ditur që ligji mbi shërbimet diplomatike e ndalon në mënyrë kategorike përdorimin e automjeteve nga personat jo staf të këtyre administratave.

Shkelja e dytë, autorizimi me të njëjtin numër protokolli. Kjo është më e rënda, pasi është shkelur rregullorja e brendshme e funksionimit të një përfaqësie diplomatike. Në atë kohë përdorej një shprehje midis diplomatëve, “tani është qeveria ime dhe çdo gjë më përket mua”.

Zonja Teuta, në qoftë se ky ministër i jashtëm e ka marrë seriozisht të na përfaqësojë i duhet t ë bëjë audit në çdo cep ku ne përfaqësohemi, në të kundërt diplomatët shqiptarë do kthehen në babysiter të zyrtarëve të cilët paguhen me taksat tona.

Leave a Reply