Skenari i Shtatorit- Meta drejt Presidences!

Home » Aktualitet » Skenari i Shtatorit- Meta drejt Presidences!

By Redaksia on August 25, 2014. No Comments

IMG_20140826_012056

Tashme eshte rikthyer nga Presidenti Nishani reforma e Ndarjes territoriale. Nese e keni vene re, per asnje moment nuk kemi degjuar asnje deklarate te Metes qe te thote se kjo ndarje territoriale eshte pozitive e nje hap i rendesishem per Shqiperine. E dini pse? Sepse, kjo ndarje territoriale eshte per forcat e medha politike, per forcat politike te masave dhe eshte nje vrasje politike per LSI ne zgjedhjet e ardhshme lokale.
Refoma e re e Ndarjes Territoriale, ashtu sic ka thene Presidenti ne komentin e tij eshte antidemokratike e pro centralizimit. Cdo te thote kjo? Do te thote se shume komuna ekzistuese jane fshire e jane krijuar njesi me te medha ne shtrrirje territoriale. Ne kete realitet te ri, LSI ka humbjen e sigurt, sepse kjo nuk eshte nje parti masash, por eshte nje forme e sekti monetar qe fitoren e siguron mbi manipulimin e blerjen e votes. Kjo taktike funksionon ne zona te vogla gjeografike. LSI nuk eshte ne gjendje te blej krahina te tera qe jane krijuar nga ndarja e re territoriale.
Meta sipas te gjitha gjasave ka mundesi te mos e rivotoje Reformen e Ndarjes Territoriale. Shtypi e shume analiste e kane neglizhuar takimin e zhurmesh qe beri Meta me deputet rebel te Veriut me pretekstin e ditelindjes se Mark Froku. E verteta eshte krejt ndryshe, ata tashme mund te quhen pa medyshja deputete te grupit parlamentar te LSI e do te votojne nga tu fishklleje Meta. Nese Meta do te vendos per te mos rivotuar Reformen e Ndarjes Territoriale, atehere edhe nje pjese e mire e debuteteve te PS, duke perfshire edhe te ashquajturit rebel te Veriut do t’i bashkohen vendimit te LSI.
Nje shenje e re se Meta mund te mos votojne Reformen Territoriale eshte edhe sulmi i fundit qe po i ben LSI Presidentit Nishani. Meta po ben nje stage mjaft te rendesishem para se te behet President, ai eshte kryetar Parlamenti. Nese analizohet me kujdes aktiviteti i Metes ne nje vit Kryetar Parlamenti eshte nje sjellje tipike prej Presidenti Republike. Ai ka nje sjellje mbipartizane, te qete dhe jo euforike.
Dihet tashme se Meta eshte folur shpesh per President Republike. Ai mund te behet vetem duke cuar ne zgjedhje te parakohshme vendin e keshtu do te falenderohej nga Opozita aktuale me nominimin si President Republike.
Opozita aktuale mund te shpetohet vetem nga bashkepunimi politik me LSI e kjo e fundit do te kenaqej me Meten President. Meta e din se eshte bere i bezdisshem nga qytetaret, eshte bere i pabesueshem politikisht dhe per ca kohe do te deshironte te mbetej ne pushtet, por te larghohej nga jeta aktive e kete mundesi ja ofron vetem Presidenti i Republikes. Madje, imuniteti i kesaj detyre do e mbronte ate ndaj cdo iniciative gjyqesore e kujdo qeverie qe mund te jete ne detyre.

Leave a Reply