Teatri patriotik Rama-Dule dhe shitja e tre Bashkive minoritetit

Home » Aktualitet » Teatri patriotik Rama-Dule dhe shitja e tre Bashkive minoritetit

By Redaksia on August 1, 2014. No Comments

kreshnik-spahiu

Nga Kreshnik Spahiu,

Edi Rama regjistroi së bashku me Top Channel një “super” performancë patriotike që i duhej, në këto ditë krize. Skenari kishte element të anti-greqizmit dhe patriotizmit dhe në këto kushte i duhej një personazh “negativ” që ta pranonte. Ai e mori përsipër se s’kishte alternativa të tjera. Debati rrëshqiti në injorancë kryeministrore e cila e krahasoi mizantripinë helene në Himarë me shqiptarët etnik ne disa treva, për ndarjen territoriale ishte si kërkesat e Shqipërisë për ruajtjen e identitetit kombëtar në shumë zona të Serbisë dhe Mal i Zi si Plava, Gucia, Tuzi, uLqini, Nishi, Bari, Budva, Kotori etj…

Pas shumë vitesh dhjetra qytete shqiptare rrezikojnë asimilimin për ndarjen e re rrezikon edhe asimilimin e territoreve brenda hartës Shqipërisë,
Votimi për hartën e re është anti-kushtetues dhe anti-kombëtar: Tre bashki i dhurohen grekve dhe maqedonasve,  (Dropulli, Livadhjaja, Liqenasi). Ndërkohë Kushtetuta ndryshohet me 93 vota dhe jo me 88 ushtuarë që nuk e plotësojnë korumin.
Kjo është poçedurë e paligjshme e zhvilluar dje në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet votimit me 88 vota të  “Ndarjes së re territoriale-administrative”.

Dje kryeministri realizoi dramatikisht “Teatrin e turpshëm patriotik ”Rama-Dule që në thelb ishte një atentat ndaj kushtetutues dhe sovranitetit territorial të Shqipërisë për shkak se: Ndryshoi Kushtetitën pa një korum 2/3 e votave që nënkupton 93 vite dhe Copëzoi jugun e Shqipërisë duke i dhuruar 3 bashki minoritetit përkatësisht (Dy Grekëve dhe 1 Maqedonasve)

Opozita parlamentare nuk duhet të njoh ndarjen e re anti-kombëtare dhe anti-kushtetuese të territorit në Republikën e Shqipërisë.

Me vendimin e djeshëm kryeministri Edi Rama parcelizoi Shqipërinë dhe hapi tre vatra konflikti etnik. Koha do provoj  se këto tre zona do shnduerohen si Mitrovica e Veriut. Gabim dhe faj historik…

Zoti Rama Livadhjaja, Mesopotami, Dropulli, Liqenasi kanë qenë dhe janë territore etnike shqiptare. Votimi i djeshëm do përbëjë një kërcënim për autonomi të këtyre territoreve të cilat iu dhuruan në tavolinë dilomacisë greke dhe maqedonase por që mediatikisht dje u shit si pseudopatriotizëm dhe shtirje pakënaqësie nga Dulja.

Zhurma për Himarën ishte për të mbuluar 3 dhuratat që iu bënë Venizelosit dhe Gruevskit. Koha do provoj që as Rama nuk e mbrojti jugun nga coptimi I Livadhjas, Dropullit dhe Liqenasit por as Dulja nuk do largohet nga koalicioni.

Alternativa është dhe mbetet vetëm një. Të gjithë drejt gjykatës Kushtetuese për ta deklaruar nul dhe të pavlefshëm votimin e djeshëm të Nenit 108 i cili parashikonte Bashki dhe Komuna por që me nje votim më pak se 93 vota suprimuan qindra komuna dhe ekzistencën e tyre.

Teatrit Rama-Dule duhet çjerrë maska.

Leave a Reply