Tragjedi: Minatorët vdesin në galeri, Erjon Veliaj bën selfie me Iphone 5 dhe i’a dërgon shoqeve

Home » Aktualitet » Tragjedi: Minatorët vdesin në galeri, Erjon Veliaj bën selfie me Iphone 5 dhe i’a dërgon shoqeve

By Redaksia on August 10, 2014. No Comments

miniere

Tragjedia në HEC, punëtorët në protestë. Tragjedi: Minatorët vdesin në galeri, Erjon Veliaj bën selfie me Iphone 5 dhe i’a dërgon shoqeve

Punonjësit e HEC-it të Qafë Mollës në të cilën operon firma turke në Mirditë punojnë në kushte mesjetare në galeritë ku nuk ka as harqe dhe as masa të tjera sigurimi. Dy ditë pas tragjedisë së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në hidrocentralin e Qafë-Mollës në Mirditë, ku si pasojë e shembjes së një pjese të tunelit, humbën jetën 3 punëtorë, rreth 200 punonjës të HEC-it kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, në mënyrë që firma që po kryen ndërtimet të garantojë kushtet e sigurisë. Protestës së punonjësve u janë bashkuar edhe banorë të Rrëshenit. Një nga punëtorët e HEC-it në Qafë-Mollë, pohoi për mediat se fajtorë për këtë ngjarje janë përfaqësuesit e firmës turke si dhe shteti shqiptar. “Të mërkurën, në ora 19:00 unë dorëzova turnin. Erdhën shokët e mi, të cilët u bënë gati për të bërë plasjen në tunel. Ata kanë qenë duke mbushur birat me dinamit, kur është shembur mali. Rreth orës 20:20. Kanë qenë dy minutat e fundit, kur tre punëtorët po bëheshin gati për të lidhur kapsollën elektrike. Tuneli u shemb, pasi gjatë gjithë gjatësisë së tij ku po bëhen punime nuk janë bërë harqe betoni apo hekuri për të shpëtuar punonjësit nga aksidentet e mundshme. Të punosh nën 1600 metra thellësi pa asnjë lloj harku, kjo është çmenduri. Kushtet janë mizerabël. Unë kam një vit e gjysmë që punoj në këtë firmë. Punëtorët rrezikojnë çdo ditë. Edhe kur kemi protestuar, ka ardhur grupi i gatshëm dhe na ka marrë me hu e na ka nxjerrë përjashta. Ka pasur edhe herë të tjera incidente të tjera.  Faji është i inxhinierëve turq, të cilët nuk kanë marrë masa sigurie në punë. Në këtë firmë nuk ka asnjë inxhinier shqiptar. Gjithashtu, fajtor për tragjedinë është dhe shteti, i cili nuk ka kontrolluar asnjëherë dhe nuk kontrollon se çfarë firmash vijnë këtu”. Ndërkohë  në janar të këtij viti ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha se investimi turk ne hidrocentralin e Qafë Molles plotëson standardet e kërkuara për kushtet e punës. Shtatë muaj nga deklarata e tij tre persona humben jetën si pasoje e kushteve te keqija ne te cilat punonin.  Në janar të këtij viti në inspektimin e kushteve të punës në HEC-in e Qafë Mollës, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha se investimin e karakterizon siguria. Vizita e tij u be pas protestave te njëpasnjëshme te punëtoreve kundër kontraktorëve turq qe po ndërtojnë HEC-in e Repes. 7 muaj nga deklarata e tij për standardet e larta të ofruara nga investimi,tre persona humbën jetën si pasojë e kushteve të këqija në të cilat punonin. /opozita.com/

Leave a Reply