Tragjedia e Qafe-Molles e trillimi i Inspektoratit te Punes

Home » Aktualitet » Tragjedia e Qafe-Molles e trillimi i Inspektoratit te Punes

By Redaksia on August 2, 2014. No Comments

Dritan-Ylli-300x211Punetoret e Qafe-Molles kishin nje vit qe punonin ne kushte skllaverie, kishin pese muaj qe nuk merrnin rrogen e kishin nje vit qe perfundonin neper drejtorite e policise sapo tentonin te kerkonin te drejtat e tyre. Ku ishte valle ne kete periudhe Inspektorati i Punes? Sot, rreth 200 punetor te HEC-it te Qafe-Molles, per here te pare moren guximin te protestonin kunder kushteve mizerabile e mungeses se respektimit te mjeteve te sigurise. Moren guximin, sepse kete here nuk ishin vetem, por kishin edhe mbeshtetjen e FDSH dhe kryetarit z. Eduart Ndocaj, qe e beri publike realitetin e hidhur ne te gjitha mediat e shkruara e vizive. Menjehere, prej stilit te zakonshem te hijenave, me urdhet nga dyert e Kryeministrise te shqetesuar e te frikesuar nga rizgjimi i Mirdites, sot na doli ne konference per media Inspektorati i Punes e foli per ceshtjen e Qafe-Molles. A paska edhe Inspektorat Pune ne Shqiperi?! Sipas kesaj deklarate Inspektorati i Punes paska derguar nje grup pune per te mbeshtetur inspektimin e Inspektoratit te Punes te Deges Rajonale Lezhe!  Gjithashtu, sipas Inspektoratit te Punes te tre punonjesit kane qene te siguruar! Jane te gjitha genjeshtra! Te gjithe punetoret shqiptare punojne ne te zeze, dhe pese punetore shqiptare ne te zeze paguhen sa nje punetore turk ne rregulla. Gjithashtu, nuk ka asnje kriter sigurie ne pune. Inspektorati i Punes meqe pretendon le te dal e te na bej publike kontratat e punetoreve te nenshkruara nga te dyja palet! Se shpejti do te kemi deshmi te familjareve qe humben kryefamiljaret ne pune per deshmuar se te dashurit e tyre nuk kane pasur asnje siguracion dhe se kishin muaj qe nuk merrnin rroge. Inspektorati i Punes dega Rajonale Lezhe, e cila perbehet nga militante te LSI, duhet te denoncohet per korrupsion pasiv si dhe per abuzim me detyren. Ne asnje rast kjo zyre nuk ka denoncuar realitetin e hidhur te punetoreve  te HEC-it. Kete realitet te hidhur ne Qafe-Molle e dine te gjithe mirditasit, pervec Inspektoratit te Punes. Ndoshta, me metodat e vjetra do te tentojne qe heshtjen e punetoreve ta blejne me para ose me shantazhe, por kete radhe nuk do te kene sukses! Punetoret do te protestojne deri ne largim te plote te firmes turke fantazme e deri ne fitimin e te gjithave te drejtave qe ju takojne edhe nga konventat nderkombetare te punes.

Leave a Reply