Turqi: Erdogan president

Home » Aktualitet » Turqi: Erdogan president

By Redaksia on August 10, 2014. No Comments

Par7948258-kOVF-U43030175902935WkE-593x443@Corriere-Web-SezioniPas numerimit te fleteve te votimit, kryeministri Erdogan fiton garen per president duke marre 51,9% te votave.

Ne daljen e tij te pare publike Erdogan ka theksuar se deshiron te filloje nje periudhe te re pajtimi social. Pra, Erdogan nuk eshte me agresiv ne deklaratat e tij dhe tashme prezantohet ashtu sic e parashikon Kushtetuta, simbol i unitetit kombetar e garante i sovranitetit. Zgjedhja e Erdogan ne Turqi nuk ka kaluar pa komente e reagime nga shtypi boterore. Madje, disa media perendimore e kane quajtur Sullantin e Ankarase.

Erdogan ka shume sfida per te perballuar. Ne politiken e brendshme ai tashme duhet te jete simbol i unitetit dhe duhet te punoje per te ulur tensionin kundershtareve. Per kete ai duhet te filloje menjehere te jap prova duke e hapur akoma me shume Turqine drejt demokracise. Ai tashme ka nje arsye me shume me qene me demokratik, sepse tashme pushtetit i tij eshte i pacenueshem ngaqe me zgjedhjen President shmanget nga llogoret e perditshme te sistemit politik. Gjithashtu, Erdogan ka sfida ne Politiken e Jashtme, vazhdimesine e rikorfimit te Turqise si nje fuqi te madhe Rajonale, Ceshtja e Sirise, Marredheniet me Izraelin, qendrime ne lidhje me Palestinen e mbi te gjitha me marredheniet me fqinjet e sidomos me Greqine. Erdogan ka te gjitha kartat ne dore per te cuar me tej procesin e integrimit europian te Turqise.

Leave a Reply