U hodh nga trageti, gjendet pas 5 muajsh trupi i emigrantit

Home » Aktualitet » U hodh nga trageti, gjendet pas 5 muajsh trupi i emigrantit

By Redaksia on August 19, 2014. No Comments

Gjendet pas gati 5 muash trupi i emigrantit Gentian Peta që u hodh në ujërat e Adriatikut nga trageti i linjës  Durrës – Bari. Policia njoftoi sot se trupi i pajetë dhe në gjendje të dekompozuar u gjet në grykëderdhjen e Bunës. 39-vjeçari u vetëhodh nga trageti më 19 prill në rrethana të paqarta.

Megjithë kërkimet vazhdueshme nuk u bë e munduar gjetja e tij. Policia tha se në trupin e tij u gjet një leje drejtimi automjeti që bëri të mundur identifikimin.

Gentian Peta jetonte e punonte në Gjermani ndërsa pak ditë përpara se të ndodhte kjo ngjarje autoritetet i kanë kërkuar të largohej pasi nuk i përmbushte kriteret për të përfituar dokumentacionin perkatës.

Leave a Reply