Ukrainë, Kievi konfirmon hyrjen e një autokolone ushtarake ruse

Home » Aktualitet » Ukrainë, Kievi konfirmon hyrjen e një autokolone ushtarake ruse

By Redaksia on August 15, 2014. No Comments

Ukrainë, Kievi konfirmon hyrjen e një autokolone ushtarake ruse

Sot është konfirmuar nga ana e Ukrainës hyrja e një autokolone ushtarake ruse në territorin e saj. Mësohet se autokolona është futur përmes pikës kufitare të kontrolluar nga separatistët prorusë në lindje.
“Një autokolonë ushtarake ruse kaloi kufirin nëpërmjet pikës kufitare Izvarine”, deklaroi Olexi Dmytrachkivski, një zëdhënës i operacionit ushtarak ukrainas në lindje të vendit.
“Aktualisht nuk kemi informacione mbi numrin e autoblindave që përbëjnë këtë karvan”, shtoi ai.
Autoblinda rusë lëvizën sot në mëngjes në jug të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, pranë vendit ku qëndrojnë kamionët rusë me ndihma humanitare për popullsinë viktimë e luftimeve në lindje të Ukrainës.
Po ashtu  disa gazetarë të AFP-së kanë vënë re një autokolonë me disa dhjetëra autoblinde që transportonin trupa ruse dhe i drejtoheshin pikës kufitare të Donetskut që është nën kontrollin e kryengritësve, rreth 30 kilometra larg.
Madje edhe sipas gazetarëve në terren të “The Guardian” dhe “Telegraph”, “23 autoblinda që transportonin trupa, kamionë të ngarkuar me karburant dhe mjete të tjera logjistike që kishin targa të ushtrisë ruse kaluan kufirin në të njëjtën pikë kufitare”, rreth orës 22:00 sipas orës lokale (18:00 GMT).

 

Leave a Reply