Universitetet private demin e kane bere e pak rendesi ka nese mbyllen ose qendrojne hapur

Home » Aktualitet » Universitetet private demin e kane bere e pak rendesi ka nese mbyllen ose qendrojne hapur

By Redaksia on August 7, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci 

Shqiptaret jane nje popull qe gjithmone kane sakrifikuar per dijen. Shume kane sakrifikuar sidomos verioret, te cilet edhe pse kane qene te varfer, pa rruge e me veshtiresi te motit, te veshur apo jo, jane shkolluar e kane marre dije. Nuk duhet te harrojme se brezi im, e prinderve te mi e madje edhe sot, kane ecur ne bore, ne shi e ne kembe per te shkuar ne shkolle.
Madje edhe brezi im kane mesuar me qiri. Shume here gjate kohes qe ndiqja studimet e shkolles se mesme edhe pse jetoja ne mesin e Tiranes, me duhej te perdorja qiriun per te studiuar se s’kishte drita.
Shume familje te varfera dhane gjithe kontributet e tyre per shkollin e femijeve. Pra, shqiptaret e kane dashur dijen dhe kane sakrifikuar per ta marre ate. Megjithate, jo me larg se pese vjet me pare na doli nje menyre e re per te studiuar e kjo nuk kerkonte asnje lloj impenjimi, thjeshte para. Kjo ishte metoda e ashtquajturve universitetet private, ku hyne shume shqiptare. Kjo beri te krijonte psikozen me te rrezikshme shqiptare, nuk ka nevoje te jesh i zoti, nuk ka nevoje te studiosh shume ne gjimnaz, sepse mjafton 5 mije euro dhe mund te marresh ne tavoline diplomen e univesitetit.
Mbaj mend qe sapo isha kthyer ne Shqiperi pas perfundimit te studimeve ne Itali dhe rastesisht ne lagje takoj nje shok i cili me thote: U ktheve? Po-i tashe! Ai i habitur me tha: ke thartu trute duke studiuar atje, ketu mund te kisha marre tashme tre diploma e mund te ishe me nje pune te mire! E kupton sa deme u kane shkaktuar keto universitete njerezve qe kane sakrfikuar per dijen, kane studiuar me ore pafund me shpresen se nje dite kete dije do e vene ne zbatim.
Po kush e ka fajin per kete? Per kete e ka fajin politika e cila polli sistemin me antidije, te universiteteve pa standarde, pa licensa, pa akredim ose me akredim te futem me mik. Por fajin me te madh e ka po politika, qe me sistemin e saj nepotike antivlerat i ktheu ne vlera. Sepse jo vetem i beri shqiptaret te marrin diploma pa asnje vlere dije, por edhe t’i punesoje ne te gjitha nivelet shtetetore. Shqiptaret ne keto pese vite mund te punesoheshin me nepotizem, kundrejt blerjes se vendit te punes me para e kundrejt impenjimit politik i cili perkthehet me numrin e votave.
A e kuptoni se kjo menyre e te shkolluari dhe e punesuari ka vrare psikologjikisht mijera te rinj shqiptare, qe kane studiuar me mund me djerse per nje diplome. Gjithashtu, ky realitet antimeritokratik shqiptar ka bere qe mijera shqiptare qe kane studiuar jashte te urrejne vendine tyre e te mos kthehen. Te pranojne te bejne pune te rendomta neper Perendim e ne Shqiperi te mos vijne. Mijera shqiptare me dije te merituar, por pa mbeshtetje kane varur diplomat ne mure e kane marre rruget e botes te deshperuar e te zhgenjyer.
Njoh shume miq qe kane mbaruar ne Perendim, por ju jap si shembull dy te rinje qe po mbarojne tani, njeri per Ekonomi e tjeter per arkitekture, te dy ne Universitetin e Genoves dhe nje dite po me thoshin se jemi ne hall, duan te kthehemi ne Shqiperi, po atje nuk kemi cte bejme, nuk njohim askend te na fus ne pune e nuk kemi as leke me dhene per te hyre ne pune. Gjithashtu, ai qe po mbaron ekonomine, po me thoshte se edhe sikur te shkoj ne Shqiperi e te hyj ne pune, me ato rroga qe jane ne Shqiperi per 20 vjet nuk laje dote vetem shpenzimet e studimeve dhe jo me te kem mundesi te ringre nje jete familjare.
Une, nuk jam per mbylljen e universiteteve private, por nuk jam as i idese qe “derri” te hyj derr e te dal po derr nga ato universitete. Nuk jam dakord qe dikush qe nuk dine shkrim e kendim te dale edhe doktor shkencas, te jete Keshilltar i Kryeministrit, te jete gjykates, avokat, inxhinier. Nuk jam per kete model te shumtuar, ku injoranca sundon mbi dijen dhe e padrejta mbi drejtesine. Nuk jam per kete model antivlerash te ndertuar ne Shqiperi nga nje politik e degjeneruar.
Te dashur miq, studente te ndershem, nuk eshte faji i ketyre pseudouniversiteteve qe do te mbyllen, por eshte faji i politikes, e cila do te vazhdoje te stimuloje e promovoje antimeritokracine, te paditurin, hajdutin.
Demi ne Shqiperi eshte bere e me te drejte ne shkrimet e mia kam thene se ne kemi prodhuar injorante te cilet do te kene efekte per 20 vite te tjera e do te jete nje reaksion i gjate antivlerash qe do te stimuloje e prodhoje po antivlerat.
Pra, pak rendesi ka nese mbyllen tani apo jo, sepse Keshilltari i Kryeministrit do te vazhdoje te bej ate pune, ministri qe ka nje diplome te tille do te vazhdoje te bej ate detyre, deputet qe kane diploma te tilla do te vazhdojne te prodhojne ligje si dhe avokatet me diploma te tilla do te vazhdojne te mbrojne klientet e tyre.
Me vjen keq ta them, por kjo politike antivlerash ka hequr dijen si vlere dhe e ka zhveshur studentin nga emocioni i konkurseve, i provimeve.

Leave a Reply