Vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme 

Home » Aktualitet » Vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme 

By Redaksia on August 19, 2014. No Comments

Vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme (Video)

Bashkim Zeqiri, ekspert i financimit të terrorizmit, thotë se në Kosovë ekziston një bazë lgjore solide për financimin e terrorizmit. Ai thotë se problem është mungesa e vullnetit politik dhe se vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë milionë euro.

“Bazuar në raportet ndërkombëtare mbi terrorizmin, për shembull raportet e Departamentit të Shtetit mbi Terrorizmin, publikuar në vitin 2013, theksojnë disa vërejtje që qeveria dhe institucionet e saj është dashtë seriozisht t’i qasen apo të mirren dhe njëra prej këtyre vërejtjeve është që nuk dihet burimi i financimit të disa organizatave joqeveritare dhe Kosova nuk e ka të ngritur këtë mkikëqyrje”, tha Zeqiri për emisionin “Betimi për drejtësi” të transmetuar në RTK.

“Vetëm vitet e fundit sipas vlerësimeve që i kemi bërë dyshohet se në Kosovë kanë hyrë mbi 50 milionë euro nga shtetet që vijnë nga Lindja e Mesme. Këto janë mjete të cilat duhet të analizohen, duhet të vlerësohen transaksionet, duhet të kryhen profile analitike dhe kjo kërkon një qasje shumë serioze”, tha ai.

Leave a Reply