“Vitrina”: Ja biseda e zbardhur mes Maznikut,Ndreca,Vlashaj

Home » Aktualitet » “Vitrina”: Ja biseda e zbardhur mes Maznikut,Ndreca,Vlashaj

By Redaksia on August 17, 2014. No Comments

"Vitrina": Ja biseda e zbardhur mes Maznikut,Ndreca,Vlashaj

Universiteti “Vitrina” përmes një deklarate për media bën të ditur bisedën që është zhvilluar mes Zv. Ministrit të Arsimit Arbian Maniku dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe Themeluesit të Universitetit “Vitrina”, Edmon Vlashaj.
Më poshtë materiali i plotë
Padrejtësia ndaj Vitrinës! Ju lutemi lexojeni me vëmendje këtë bisedë mes Zv. Ministrit të Arsimit Arbian Mazniku dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca, si dhe Themeluesit të  Universitetit “Vitrina” z. Edmond Vlashaj dhe Avokatit Ndue Pjetra, Dt. 11.08.2014. në zyrën e themeluesit të Universitetit “Vitrina”, Pas Kryesisë së Kuvendit, Rruga Donika Kastrioti, Tiranë.
Ketu eshte e zbardhur e gjithe biseda, nderkohe biseden e keni edhe ne linkun e meposhtem: 
Arbjan Mazniku: Ne kemi ardhur me porosi të Kryeministrit, gjatë procesit që po kërkojmë të bëjmë.Nëqoftëse është kështu, pra që ka një kërkesë për para , nuk duhet të ketë kërkesë për pagesë.
Edmond Vlashaj: Kjo eshte nje bisede qe duhet te behet me avokatet, por ne presim prej Ministrisë udhezimin me shkrim, jo fjale, por dokument zyrtar me shkrim.
Arbjan Mazniku: Dokumenti i qartë ishte. Ju zgjidheni si të doni, ne nuk ju imponojmë, ky është shqetësimi i Qeverisë shqiptare. Nuk kam ardhur për të bërë interpretime këtu unë , kam ardhur për të shprehur vullnetin.
Edmond Vlashaj: Nëse ju e shkruani fije e për pe se çfarë duhet, nese e beni me shkrim, ne e zbatojmë një për një, nuk jemi ne as për tu konfrontuar,as për tu përplasur, e zgjidhim në gjykatë, çështje shumë e thjeshtë.
Plarent Ndreca: Përsa i përket VKM-së, VKM-ja, na la ne detyrë që të nxirrnim ca udhëzime lidhur me vazhdimin e reformës.
Edmond Vlashaj: Deri tani për ç`regjistrimin s`kemi marrë, asnjë dokument, asnjë lëtër me shkrim.Ne akoma nuk kemi marrë asnjë lekë.
Ne kemi kontratat, presim, po thatë ju mos i merrni lekët që keni në detyrimet kontraktore, sepse pak a shumë dhe ne kemi dhënë atë sqarimin tonë në media,që detyrimet kontraktorë do paguhen nga studenti, nëse thoni ju, me shkrim jo me fjalë, atëherë nuk do të preken fare detyrimet kontraktore aty , atëherë e zgjidhim me ministrinë në gjykatë, ne.
Arbjan Mazniku: Dy gjëra janë; detyrimet kontraktore që kanë të bëjnë me ju dhe pikërisht për procesin e ç`regjistrimit që ju keni dhe për dhënien e dosjes për këtë nuk duhet pagesë.
Avokati: Asnjë pagesë nuk po behet akoma për këtë.Këta kanë për të prishur kontratën, për të marrë dosjen , e kanë të caktuar në marrëveshjen mes palëve që për ç`regjistrim duhet të paguash. Tani sa i takon udhëzimit të qeverisë udhëzimi i qeverisë nuk mund të mohoje kontratat mes palëve. Ai thotë që tek ç`regjistrimi jashtë asaj që është e parashikuar tek kontratat, këta nuk kërkojnë asnjë lekë.Sa për prishjen e kontratës nuk është shprehur.
Edmond Vlashaj: Rama e njeh Mond Vlashin personalisht, e njeh dhe Vitrinën. E njeh dhe Erion Veliaj, vitrinën, e njeh edhe ky zotëria (Plarent Ndreca) që kemi plotësuar zyrën e tij ne Lezhe dikur pa asnje interes, po s`ka problem të përmendet ketu, po e njeh se kush është Vitrina,e njihni të gjithë, e njeh dhe ti edhe ti, (Arbjan Mazniku), Pyete motrën tënde nëse Mond Vlashaj ka bërë ndonjë dallavere, ajo e di shumë mire. (motra e zv.ministit të MAS ka punuar te Vitrina) . Arbjan Mazniku: Të lutem histori personale të motrës sime apo të ndonjë personi tjetër nuk duhet ta përzjejmë me këto. Janë thjesht gjëra të punës.
Edmond Vlashaj: Nuk eshtë ne interes te askujt te bëhet publike, por e di qe edhe ju keni ngarkese negative per Vitrinen, e di edhe këtë punë.
Arbjan Mazniku: Gjëja më e rëndësishme është kjo, ne flasim me të mirë e kupton. Edmond Vlashaj: Me të mirë sille me letër me shkrim, pagesë tjetër nuk ka. E kemi thënë që në momentin që është zbardhur VKM-ja që nuk kërkohet pagesë shtesë, që kur mbaroj mbledhja e KM.unë kam thënë që do ta ndjekim ligjërisht si kushdo tjetër. Ju jepini një drejtim me shkrim dhe jam i detyruar kur të ma sillni kete document me shkrim, të rri pinc ty, ministrise dhe kryeministrit. Nëse kryeministri ka zgjedhur të bëj presion me telefonata, apo nepermjet jush me porosi dhe me vullnete, ai më njeh, nuk jam ndonjë trim i madh. Mondi sa të jetë gjallë.
Se është super publike çështja, është super ndërkombëtare që ta dini dhe ju se na keni bere Padrejtesi. Do zgjidhet ashtu sikur ka thënë ligji dhe Zoti në qiell.
Arbjan Mazniku: Ne i qëndrojmë ligjit dhe kjo është e rëndësishme. Përsa i qëndrojmë ligjit jemi të gjithë në krahun e duhur, të mos ngatërrojmë historitë personale me histori njerëzish dhe as emocione personale me këtë histori sepse në fund të fundit kjo nuk është çështje personale, por është çështje e ligjit.
Edmond Vlashaj: Nuk eshtë çështje personale, por eshte ceshtje sistematike, sepse ju e keni vene mashtrimin ne system dhe e keni percjelle deri te veshi I Rames. Sepse ju keni tjetërsuar një realitet. Ju keni mashtruar, duke e tjetërsuar një realitet. Ju keni dhënë fotografi të sobave që ekzistojnë para tre vitesh, që i kemi hedhur ne ne facebook. Kur ka ardhur komisioni ka pasur soba të tjera.Ju keni vënë fotografi të një salle me derë druri të para 4 viteve. Që para 4 viteve janë të gjitha dyert e Vitrinës me xham, për efekt më tepër të transparencës. Ju keni mashtruar në gjithçka! Ju keni mashtrua ne gjithçka te raporti. Është tjetër realiteti, dhe tjetër eshte raporti. Edhe keni sjellë “nallbanë” për kontroll, nuk keni sjellë juriste. Askënd që ka lidhje me ligjshmërinë. Arbjan Mazniku: Sërish vazhdon me një rrugë personale.
Edmond Vlashaj: Nuk është çështje personale Maznik.
Arbjan Mazniku: Ata nallbanat janë njerëz që janë punësuar nga shteti shqiptar. Edmond Vlashaj: Po ç`lidhje kanë ata me ligjshmërinë, inxhinier mekanik,elektronik mi sjell për të kontrolluar ligjshmërinë?
Edmond Vlashaj: Ku e ke nje fakt ti per Vitrinën, ku e ken je fakt ti me një provim fiktiv, jo me diploma fallco, ku e ke kapur? Ngrohjen me dru. Ku e ke ngrohjen me dru ti, e ke fakt ne kampus qe ngrohja tani eshte me tallash të presuar.
Plarent Ndreca: Mos ju fut këtyre.
Edmond Vlashaj: Do ti futem se çke me te more, me kokë e me këmbë do ti futem.
Plarent Ndreca: Po, po si zgjidhim dot sot, kur ta kesh ti ndonjë ditë.
Avokati: Pra ideja e përgiigjes është që ne jemi dakort me VKM po e kundërshtojmë në këto pikat që folëm, ndërsa në rastin konkret nëqoftëse VKM është shprehur të mos merren parasysh kontratat, ti meqenëse ke të drejtë të bësh një udhëzim, na e sill me shkrim.Ne nuk e kuptojmë ashtu, si e kupton ti, ti e kupton ashtu.
Arbjan Mazniku: Udhëzimi vjen me procesin dhe udhëzimi nuk merret me ato gjëra të cilat janë të qarta në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Edmond Vlashaj: Po çfarë po kërkon ti, ke ardhur per te me bere presion? Kam 1 milion dollare detyrime në tatime, kush ka për ti paguar ato detyrime? Janë minimalisht 5 milion euro detyrim për tu paguar nga studentët nga kontratat, për ti kthyer , që unë të paguaj shtetin dhe te tjeret.
Arbjan Mazniku: Nuk po ju bëj presion. Kam ardhur si përfaqësues i shtetit shqiptar dhe mesazheve që një pjesë i kanë shkruar Kryeministrit ,janë në portalin e ministrisë. Edmond Vlashaj: Janë ish punonjës te Vitrines, te pakenaqur, hajde të tregoj unë një Valbona Halili që shkruan te Kryeministri, ka qenë sekretare, hiqet si studente. Ke B. Gjoka , ish punonjëse që paraqitet si studente, A. Luca.
Arbian Mazniku: Në qoftë se ky nuk është rasti, atehërë kjo është një gjë që nuk egziston . Atëherë,ok, ka ardhur një mesazh i gabuar , tek ne, te Kryeministri.
Edmond Vlashaj: Verifikojeni. Pse nuk shkoni te kampusi dhe verifikojeni, dhe pyesni studentët një për një, kemi marrë lekë deri tani për ç`regjistrimet?
Plarent Ndreca: Ne erdhëm se na ka ardhur një shqetësim, por nuk kemi dyshim. Edmond Vlashaj: Ti erdhe se po e vë në dyshim. T e ke vene ne dyshim Vitrinen per nje vit rrjesht,
Plarent Ndreca: Jo përkundrazi ne na erdhi një shqetësim ta përcollëm, tani në qoftë se ti thua që s`egziston…
Edmond Vlashaj: Ti ke qene Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit dhe ti e ke vene ne dyshim Vitrinen, sepse ke pasur per detyre te na kerkosh per takim, apo ten a takosh dhe ti nuk na ke takuar.
Plarent Ndreca: O Mond mos ju fut gjërave personale, ne po flasim për institucionale. Edmond Vlashaj: Ju lutem shkoni ju verifikoni përditë te kampusi, jeni krejt të lirë për të verifikuar, për efekt procedurash , sepse na duhen edhe për ta sistemuar procedurën, ju kemi lënë shtatë ditë kohë. Shkojnë me formularët për tu ç`regjistruar, kërkojmë të regjistrohen kërkesat për ç`regjistrim,për shtatë ditë ne I bëjmë gati dosjet.Ky shtatë ditësh akoma nuk ka ardhur,në fund të tij ne do bëjmë bilnacin e detyrimeve kontraktuale. Bëhet një bilanc , detyrimet tona si institucion ndaj studentit dhe detyrimet e studentit ndaj nesh.
PLarent Ndreca: Po çfarë detyrimesh do kenë studentët, çfarë përfaqësojnë keto detyrime?
Edmond Vlashaj: Çdo lloj detyrimi, s`ka paguar vitin, ka dhënë provimet, po nuk ka paguar detyrimet, detyrimi në kontratë 500 euro për ç`regjistrimin, detyrimi ne kontratë tjetër 10 euro për çdo faqe programi akademik, I cili merret për ç`regjistrim, I cili është pasuri intelektuale e investuar prej Universitetit Vitrina ne vite, dhe gjithsej bëjnë 1200 euro herë minimalisht 4 mijë veta, bëjnë 4 milion e 800 mijë euro. Këto po su paguan nga studentet do jua kërkojmë juve , Ministrise, Shtetit, në fund fare në gjykatë. Bëhet dhe një bilanc dhe një deklaratë e studentit që unë nuk jam dakort . Shkoni atje dhe verifikojini, nuk ka paguar askush. Juve do t’ua sjellim në format elektronik, çdo lloj dokumenti, prej testeve të provimeve, deri te punimet e diplomave etj. Nuk jam unë për asnjë lloj konfrontimi dhe për asnjë lloj përplasje. Jam për të gjetur të drejtën time, do ta gjej qetësisht, paqësisht. Nuk dua te kem perplasje me Ramen, sepse e ruaj nje fare simpatie, edhe pse me keni bere Padrejtesi. Nuk kam asnjë lloj problemi as financiar, se po ta shikoni në çdo kontratë, paraqitet një pasuri minimale prej 5 milion eurosh që zhbëhet prej jush, që është pasuria ime. 10 vite investime, pa pislliqe, pa përzierje në llume, gjithë ato sakrifica dhe perplasje me qeverisjen e kaluar, që ju as i keni vlerësuar hiç. Megjithatë nëse Rama më konsideron mua që jam ndonjë rival i vogël ndonje miush qe jam une perballe me Goline, gjithe ate gjigand qe eshte ai atje, ose gjë tjetër??? Se është e pafalshme nga ju, të krijoni opinion negative, prej Erjona Isufajt që është mbajtur me mijëra euro bashkë me mjaftistat e tjerë, tuaj, që i kam mbajtur me super sakrifica, duke u përplasur me njerezit e Sali Berishës, te cilet kerkonin t`i hiqja nga puna kur i shihnin si organizatore protestash atje ne Bulevard. Ju po e dini si është më e mira, si është më e drejta. Po kam frikë se këtë lloj sistemi që po bëni ju eshte e padrejte. Jam dakort, jo 30 , po as 3 universitete të kishin ngelur, po ta kishit bërë ndryshe, ta kishit bërë më drejtë, jo me mashtrime.
Pse s`na keni thirrur dhe ne ne Ballafaqim ne Ministri?
Plarent Ndreca: I keni bërë me shkrim observacionet.
Edmond Vlashaj: Obeservacionet me Shkrim? Po ii s`ke parë asgjë. Ti ske lexuar asgje nga observacionet e Vitrines.
Plarent Ndreca: Unë bëra dhe debat te madh atje me grupin e kontrollit. (ne mbrojtje te Vitrines)
Edmond Vlashaj: Ç`debat?Ti i del për zot asaj që beson që është e drejta, jo mua. Plarent Ndreca: Sigurisht, po s`kanë rëndësi këto, se këto janë gjëra që ke mundësi për ti zgjidhur.
Arbian Mazniku: Mondi dy gjëra janë të rëndësishme në këtë histori.
Edmond Vlashaj: Na e sillni me shkrim.
Arbian Mazniku: Është e rëndësishme të kuptosh që ky nuk është proces as I Ejonës, as I Plarentit, as I Arbit , ky është një proces i ligjit.
Edmond Vlashaj: Ou, Ejona Isufaj ka mbi dy vite që mashtron, nje vit ka mashtruar te Nora Malaj, dhe ka nje vit qe po mashtorn te ju, për tu hakmarrë. Per cfare? Se e ka mbajt Edmond Vlashaj ne pune me super privilegje, prej pedagoge, tek shefe departamenti, shefe departamenti, zv.rektore me 2400 euro në muaj. Kur Edmond Vlashaj, ne dhjete vite pune dhe sakrifica te Vitrina, nuk I k ate grumbulluar ne shtepi 2400 euro ne muaj, kur Ejona Isufaj I ka marre keto shperblime me muaj te tere.
Arbian Mazniku: Për këtë ne nuk do bëjmë asgjë. Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me njerëzit po me ligjin, qoftë rastin ku ligji nuk është bërë siç duhet dhe vendimet s`janë marrë siç duhet dhe gjykata ju a jep juve.Ne themi se I është qëndruar ligjit maksimalishtm, për të mbrojtur këdo, jo Edmondin dhe Vitrinën, por në momentin që njerëzit si kanë qëndruar ligjit dhe kane rreshqit nga ligji.
Edmond Vlashaj: po njerezit e bejne ligjin more, kush e ben ligjin. Edmmondi nuk ka lidhje me rreshqitjen nga ligji dhe kete ju e dini krejt mire. Edmondi ka ngrënë përplasje , vec mos me u përkul para këtyre batakçinjve që ishin më përpara e po ashtu dhe me këta të tjerët që janë sot që kanë bërë lloj lloj ofertash dhe kam ndenjur në punën time, në drejtimin tim.
Arbian Mazniku: Shume mire shume mire,
Edmond Vlashaj: Shumë mirë, shumë mirë, po s`na keni vlerësuar fare.
Mirupafshim, mirupafshim.
https://www.youtube.com/ëatch?v=OXmxgëlxLKë&feature=youtu.be

 

Leave a Reply