Vitrina: “Ne i besojmë Sistemit Kombëtar dhe Sistemit Ndërkombëtar Të Drejtësisë! Ne i besojmë Qeverisë Shqiptare në aftësitë e saj për vetëkorrigjim të padrejtësive që kanë shkaktuar nëpunësit e saj ndaj Universitetit Vitrina!”

Home » Aktualitet » Vitrina: “Ne i besojmë Sistemit Kombëtar dhe Sistemit Ndërkombëtar Të Drejtësisë! Ne i besojmë Qeverisë Shqiptare në aftësitë e saj për vetëkorrigjim të padrejtësive që kanë shkaktuar nëpunësit e saj ndaj Universitetit Vitrina!”

By Redaksia on August 26, 2014. No Comments

download (1)
Universiteti Vitrina dhe unë personalisht si themelues i këtij Universiteti, kemi qenë dhe jemi për funksionimin e shtetit ligjor dhe sistemit demokratik në Shqipëri. Që në fillim jemi shprehur në mënyrë të hapur për zgjidhjen ligjore nëpërmjet ankimimit brenda sistemit të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. -Që në fillim kemi hedhur poshtë cdo përpjekje për ta politizuar cështjen tonë, apo për ta përfshirë këtë cështje në kanale të caktuara politike. -Që në fillim nuk kemi pranuar asnjë lloj oferte bashkëpunuese në organizim protestash të cilat me gjasë janë në organizim e sipër, pasi ne besojmë se Universitetit Vitrina në mënyrë të posacme i është bërë padrejtësi duke u paragjykuar nga disa aparatcike me mëndësi Jakobine, aspak demokratike dhe legale, por vetëm kaq. Ne akoma nuk e besojmë se padrejtësia ndaj Universitetit Vitrina, ka qenë një vendim politik i Kryeminstrit Rama për të ndëshkuar një Kundërshtar Politik, si Themeluesi i Universitetit Vitrina, z. Edmond Vlashaj. -Që në fillim dhe deri në fund të këtij procesi ne jemi të detyruar të zbatojmë cdo ligj dhe cdo normative të shtetit Ligjor në Shqiperi, sido që të jenë këto ligje dhe normativa, ashtu sikurse po ashtu jemi të detyruar të mbrojmë të drejtat tona brenda sistemit demokratik dhe ligjshmërisë në Shqipëri e deri në Strasburg.Përgënjështrojmë në mënyre kategorike çdo insinuate dhe deformim lajmesh te disa pseudo-agjensive të lajmeve të cilat për interesa të uleta perpiqen të deformojne dhe të dezinformojnë Opinionin Publik dhe Institucionet Shtetërore të Republikës së Shqiperisë, te cilat në i njohim, i pranojme dhe i respektojmë si te tilla.

Mirëfilli ne jemi të bindur se Shqipëria e Re ka nevoje për Reforma në çdo fushë dhe aspekt të jetës. Reforma të cilat në fillim mund të kenë shije të hidhur apo të thartë por në vazhdimësi mund të japin shijen e frutit të pjekur nëse do të ketë drejtësi dhe transparencë, si dhe vullnet të mirë në Drejtësi dhe Zhvillim. Kemi Rezervat tona të cilat i kemi bëre publike në lidhje me mënyren se si është trajtuar Heqja e Licenses së Universitetit Vitrina. Kemi qenë të hapur për komunikim dhe dialog të dobishëm me Qeverinë e Republikes së Shqipërise për të qartësuar shqëtesimet tona në lidhje me mungesën e transparencës, drejtësisë dhe ligjshmërisë në Ndeshkimin me Pushkatim Pa Gjyq, për Universitetin Vitrina. Shqetesim të cilin e kemi faktuar edhe Publikisht. Ne vleresojmë pozitivisht shume inisiativa dhe reforma të Qeverisë Shqiptare, i vleresojme si të domosdoshme për kohën, ashtu sikurse nuk jemi dakord sa here të shkaktohet padrejtesi në emër të një qëllimi të drejtë, apo pozitiv ndoshta.
Procesi apo mënyra se si kryhet realizimi i një objektivi është po aq i rëndesishëm, madje mos me shume i rëndesishëm, sesa vetë objektivi apo rezultati i pritshëm. E megjithatë, gjithsesi, ne me bindjen më të plotë, i besojmë dhe respektojmë zgjidhjet e problemeve apo çeshtjeve tona brenda shtetit Ligjor, Sistemit demokratik dhe institucioneve shtetërore, Institucioneve të Drejtesisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Është e pamundur të përdoret apo të keqpërdoret politikisht çeshtja e Universitetit Vitrina, prej Opozita.com, apo prej ndokujt tjetër. Ne i besojmë Sistemit Kombëtar dhe Sistemit Ndërkombetar Të Drejtësise, ashtu sikurse i besojmë edhe qasjes reflektuese të Qeverisë Shqiptare për vetëkorrigjim kur janë përballe fakteve të pamohueshme të bëra publike kur nëpunesit e saj kane bëre padrejtesi me dëme kolosale gati gati te pariparueshme karshi Universitetit Vitrina.

Edmond Vlashaj, Themeluesi i Universitetit Vitrina

Leave a Reply