Vizita e Papes e Komuniteti Katolik

Home » Aktualitet » Vizita e Papes e Komuniteti Katolik

By Redaksia on August 2, 2014. No Comments

iiiiiiEduart Ndocaj, kryetar i FDSH

Shqiperia ka pasur katolike qe ne fillimet e veta te fese katolike. Por shqiptaret kane qene figura te rendesishme te katolicizmit boteror, ketu duhet te permendim te Shejten Nene Tereza, Papa Clementi XI ose Albani ishte shqiptar. Roli i Papes Albani per Shqiperine kane qene i vazhdueshem, sidomos per te pasuruar shpirtin e Kombit te tij me besimin katolik e te krishterte. Mandje, periudha e tij koncidon edhe me emerimin e shume prifterinjeve ortodoks shqiptare, te cilet i shkruajne Papes dhe i kerkojne mbeshtetje politike. Papa beri qe prifterinj ortodoks e katolik shqiptare te bashkejetonin shume mire e te kishin programe te perbashketa fetare. Kjo eshte edhe nje arsye qe ne programin e FDSH kemi zgjedhur nje perafrim me te madh shpirteror te Kishes Ortodokse Shqiptare e asaj Katolike. Pra, nuk eshte nje iluzion, por nje gje, qe Papa Albani, i cili renditet i katri ne historine e Papapit, qe ne ate kohe e ka bere nje gje te tille ne te mire te Atdheut te tij. Gjithashtu, kontributi i katolicizmit ka qene shume i rendesishem per kulturen, gjuhen e historine. Shkrimtaret me te rendesishem qe shkruan ne shqip ishte prifterinj, te mos harrojme te madhin Fishta. Njeriu i dyte me i rendesishem i pavaresise, Dom Kacorri ishte prift katolik. Te mos harrojme ne kohet tona At Zef Pellumbin e mjaft raste te tjera. Te mos harrojme figuren historike te Skenderbeut, i cili edhe pse luften e beri per Komb, ai shpetoje besimin katolik duke ndalur per 25 vjet ottomanet. Ardhja e Papes Francesco, eshte nje gezim jo vetem per ne katoliket, por per te gjithe shqiptaret. Papa Francesco eshte simboli i hapjes se Kishes me njerezit dhe i harmonise mes besimeve fetare, te mos harrojme foton qe mbeti ne histori gjate vizites ne Izrael te bere me perfaqesuesit e komuniteteve te tjera. Megjithate, kam nje peng ne zemer, faktin se Papa duhet te kishte futur ne agjenden e tij edhe dy vizita te rendesishme. Viziten ne monumentin e Skenderbeu ne Lezhe, ne shenje mirenjohje dhe ne Mirdite, e cila eshte luftuar e shume prifterinje kane dhene edhe jeten, jane pushkatuar per shkak te besimit katolik. Shpresoj dhe do te uroja shume qe Papa te degjonte fjalet e Mirditoreve, e te bente ndonje suprize duke ndryshuar agjenden ne momentin e fundit duke vizituar Monumentin e Skenderbeut edhe Mirditen. Zoti i bekofte Shqiptaret e Shqiperine!

Leave a Reply