Vlashaj: Pushkatim pa gjyq për “Vitrinën”, Përpjekjet për drejtësi nuk ndalen!

Home » Aktualitet » Vlashaj: Pushkatim pa gjyq për “Vitrinën”, Përpjekjet për drejtësi nuk ndalen!

By Redaksia on August 27, 2014. No Comments

imagesEdmond Vlashaj

E ndërsa Përpjekjet tona për drejtësi vazhdojnë dhe nuk ndalen, po ashtu edhe e vërteta tashmë ka marrë dhenë, dhe po shkërmoqet si rrathët e qepës ditën per diell. E vërteta është e dhimbshme shpesh herë, dhe sa më shumë ta shkërmoqesh aq më shumë të djegin sytë, dhe lotët e i ke qurk, deshe apo s’deshe. Kjo ka për të ndodhur gjithmonë. Në këto përpjekje për Drejtësi, kushdo që kontribuon në zbulimin e të vërtetës, është partneri ynë më i cmueshëm, është miku ynë më i mirë! Është i ftuar cdo student, cdo familjar i cdo studenti, cdo mik dhe dashamirës i Vitrinës, është i ftuar cdo kush që të shkërmoqe rrathët e qepës se Piramidës Jakobine në Ministrinë e Arsimit, si dhe të Drejtoreshës “Doktoreshë”, të Sëmurë Rëndë Ligjërisht.

Jeni të ftuar të zbuloni arsyen e Vërtetë, të dënimit me Pushkatim Pa gjyq të Universitetit Vitrina, si dhe të të gjithë Vitrinës në Përgjithësi.
Çdo informacion është i çmuar në këtë etape të grumbullimit të fakteve dhe provave, indicjeve dhe çdo lloj informacioni të vlefshëm.
Asnjë Padrejtesi nuk e ka jetën të gjatë, sado të sajdiset dhe të mbulohet me të paverteta, me skema tipike Jakobine dhe me mendesi puro Komuniste!
Çdo informacion në lidhje me këte çështje, në formën e komenteve në faqet tona apo sms-ve në inbox, është shumë i vlefshëm për ti dhënë një shembull Shqiperisë së Re, se Reformat nuk duhet të ndalen, ashtu sikurse edhe Përpjekjet për Drejtesi nuk do të Ndalen sa të jetë jeta dhe nuk mund të ndalen Kurrsesi!

Edmond Vlashaj, Themelues i Universitetit Vitrina

Leave a Reply