Xhelal Mziu drejt Bashkise se Tiranes!

Home » Aktualitet » Xhelal Mziu drejt Bashkise se Tiranes!

By Redaksia on August 6, 2014. No Comments

10599346_808606999190659_545664955368141147_nRedaksionaleĀ 

Z. Mziu ka deshmuar ne keto vite, se politika eshte ceshtje numrash, por mbi te gjitha eshte edhe nje sherbim per qytetaret. Z. Mziu, ka ecur i bindur ne karrieren e tij se ekuacioni i fitores eshte sherbim serioz per komunitetin e vota te merituara. Z. Mziu eshte nje problem serioz ne kuptimin politik te per te Majten, sidomos per LSI dhe disa deputet te PS, te cilet pa asnjelloj personaliteti e mbi te gjitha pa asnje lloj vizioni perdoren si vegla te LSI.

Keshtu mund te interpretohen edhe sulmet e vazhdueshme me natyre politike e jo juridike kunder z. Mziu. Megjithate, nuk thone kote, sa me shume te sulmohet dikush, nese ai eshte ne te drejte behet edhe me i forte.

E Majta, sidomos LSI e grupi i deputeteve te PS te komanduar nga PS, menduan e besuan se z. Mziu do te eliminohej politikisht, por jo me vote, por me stilin e vjeter komuniste, te perbaltosjes dhe mbi te gjitha te skenave imorale te shtisura me baza te rreme ligjore.

Megjithate, z.Mziu ishte i bindur ne rrugen e tij dhe ne nevojen qe Kamza kishte per rikonfirmimin e tij. Z. Mziu fitoje ne nje gare qe deshmon shembull demokracie per degen e Partise Demokratike Kamze, duke marre 225 vota nga 308 delegate. Ne kete Kuvend per te legjitimuar zgjedhjen e z. Mziu ishte edhe vete kryetari i PD, z. Basha, i cili i uroje per fitoren dhe e falenderoje per procesin demokratik te organizimit te Kuvendit te Partise Demokratike dega Kamze.

Fitorja e z. Mziut ne Kamze eshte nje ogur i mire per PD, per demokratet dhe eshte nje shprese per nje fitore te madhe qe PD duhet te shenoje ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjithashtu, prania e z. Basha ne zgjedhjen e z. Mziu ka bere qe zerat te mos mungojne, duke deshmuar mundesine reale te kandidatures se Mziut per Tiranen. Pse mund te jete e mundur kjo? Se pari z. Mziu gjate gjithe kohes se drejtimit te tij ka shenuar ne te gjitha zgjedhjet vetem fitore te PD ne Kamze. Pra, z. Mziu eshte simboli i fitoreve te merituara.

Se dyti, fitorja e PD kete radhe do te behet realitet vetem nese do te arrij te limitoje fenomenin LSI. Me mire se z. Mziu asnje nuk eshte ne gjendje ta bej kete. Nese ka ndonje zone ku LSI nuk ka struktura politike apo celula, kjo eshte Kamza ku drejton z. Mziu. Gjithashtu, z. Mziu ben pjese edhe tek brezi i ri i PD qe kane dhene shume nder vite e eshte momenti te marrin edhe pergjegjesi me te medha!

Leave a Reply