A e din Papa se ne Shqiperi do te pritet nga bijte e atyre qe masakruan katoliket

Home » Aktualitet » A e din Papa se ne Shqiperi do te pritet nga bijte e atyre qe masakruan katoliket

By Redaksia on September 18, 2014. No Comments

iiiiii-300x270Eduart Ndocaj

Lajmi për vizitën në vendin tonë të ATit të Shejtë, Papa Francesku ,nga e cila na ndajnë vetëm dy ditë, më lumturoi pa masë, në radhë të parë si shqiptar, pastaj si Mirditor, por edhe si i krishtere, besim për të cilin etërit e mi dhanë jetën.
Kur mësova axhendën e Papës të them të drejtën nuk më erdhi mirë që organiztorët nuk kishin parashikuar një vizitë në kryeqendrën e katolicizimit, Mirditë, në mos këtu të paktën në Lezhe apo Shkodër.
Por thash: Shqipëria e jona është e tëra nga Preveza në Mollë të kuqe, e këto hatërmbetje nuk i sjellin benefit askujt.
Jam kureshtar të di, ata që po merren me këtë vizitë, a i kanë treguar papës gjëndjen në të cilën jetojnë të katoliket e Shqipërisë.
A e di Papa se Mirdita, një nga zonat me pupullsi 100% të katokike në të gjithë territorin natyral të saj, është një nder zonat më të diskriminuara në vend per sa i përkët investimeve. Po ashtu edhe Puka, por jo më mirë është Mati ku ka një numër të konsiderueshëm banorësh të katolike, që janë kryesisht Mirditore.
Të mos flasim për Lezhën, që ka mbetur peng i një klani mafioz që i ka kthyer të katoliket në skllevër të sheikut të Skraparit dhe bashëkshortes tij dibrane.
Katoliket që jetojnë në Durrës, quhen nga pjesa tjetër e qytetit maloke, të paditur, sakaq kryebashkiaku i ndritur i këtij qyteti që i diskriminon sa i përket investimeve në zonat ku janë vendor këta banorë të ardhur nga malet e Veriut, ditën për diell me betonieret e firmës tij varros trashëgimine shekullore të këtij qyteti.
Objekte me vlera të rralla historike mijëravjecare janë këmbyer me palate të shëmtura që s kanë pikë lidhje me planimetrinë e qytetit, teksa një masakër të tillë historia nuk do ia falë popullit të Durrësit.
Ai njeri do jetë përkrah “baballarëve” të kombit dhe do I shtrengojë dorën papës, por edhe ata që janë ngjitur me të, nuk janë më të mirë, teksa ndonjëri,kërkohet për trafik ndërkombëtar drogë, ndonjë tjetër për prostitucion apo vjedhje.
Arritja e vetme e atyre pushtetarëve që do i shtrëgnojnë dorën Papës me 21 shtator është purdhënimi i dentitetit të këtij kombi.
Rama thotë: ende skeni parë asgje, un po them se Papa ende ska dëgjuar asgje.
Ati i Shejtë ka thënë që vij në shqipëri për të vizituar një popull që ka vuajtuar nga regjimi komunist dhe ku të krishterët kanë qëne ndër më të përndjekurit dhe masakruarit nga ky regjim.
Pas kësaj deklarate, bulevardi Dëshmorët e Kombit u mbush me foto e 40 martirëve të besimit katolik për ti uruar mirëseardhjen Papa Franceskut.
Por a e di Papa se ata që po merren me organizimin e kësaj vizite historike janë djemtë e kelysheve të kuq komunistë që i vunë flakën këtij vendi dhe masakruan e persekutuan ata martire.
Ekzekutorët e tyre do jenë do jenë në shesh duke pritur papën, por të afërmit e atyre kolosve të kombit, ndoshta nuk kanë as para të paguajnë rrugën deri në Tiranë për ti thënë atit shejntë mirëseerdhe.
Jam kurioz ati i shejtë e di se ato që merren me organizimin e vizitës tij sot në përvjetorin e 70 të clirimit të Gjirokastrës ngritën dhe u falën para portretit të Enver Hoxhes, diktatorit më të egër që ka njohur njerëzimi.
Po për Fushë-Krujën e din Papa Francesku se sinonim i ketij emri është fjala tritol, ku dhe objektiv i sulmeve më këtë lëndë plasëse janë as më pak e as më shumë por komisariati i policisë, bashkia, banesa e kryebashkikut dhe bisnesment që sp ranojnë të paguajn gjobat atyre që shteti i propogandës nuk i identifikon dhe as si arreston dot.

Uroj papa me këtë vizitë të bekojë vendin tonë dhe të gjitha ata njerëz që me sakfricë dhe djerëse po e ja ngrejne lart emrin Shqipërisë dhe tu bëjë të qartë maskarejnve se për ta nuk ka falje.

Leave a Reply